07 Nëntor 2024

OEK mirëpret aprovimin e Buxhetit të vitit 2018

Prishtinë, 1 nëntor - Oda Ekonimike e Kosovës (OEK) ka theksuar se mirëpret aprovimin e Buxhetit të vitit 2018 në veçanti rritjen e investimeve për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovës

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu  ka thënë së edhe pse me vonesë është bërë rishikimi i Buxhetit për vitin 2017 Oda Ekonimike e Kosovës e ka analizuar buxhetin dhe shpreh konsideratën më të lartë të Ministrisë së Financave  për punën profesionale dhe qasjen e treguar përmes Buxhetit 2018  për të mirën e sektorit privat, shtresave sociale, shëndetësisë, arsimit dhe në përgjithësi për të mirën e vendit tonë.

Në shikim të jashtëm, ende pa u mbushur dy muaj mandate të Qeverisë,  futja  në fuqi e  rishikimit të Buxhetit 2017 finalizimi si  dhe aprovimi në Qeveri i  Buxhetit për vitin 2018 jo vetëm që ka trimeruar biznesin vendor sipas tij por ka motivuar edhe investitoret e huaj me seriozitetin e treguar të Qeverisë së Kosovës. 

"Në veçanti  vlersojmë lartë adresimin në menyre profesioanle sipas prioriteve kërkesat  për të  cilat  ka nevojë urgjente  shteti për ti adresuar. Këto prioritete  përputhen me kërkesat e ushtruara dhe argumentuara nga Oda Ekonomike e Kosovës me vite. "

"Kërkesa e parë e jona ka të bëjë me sundimin e rendit dhe  ligjit, ku në shumë studime tona është paraqitur si problem për ambientin biznesor në Kosovë", ka deklarua Gërxhaliu.

Me buxhetin e vitit 2018 kjo sipas tij është adresuar duke rritur buxhetin në këtë kategori në 246 milion euro për herë të parë në Kosovë. 

"Kjo tregon seriozitetin  dhe përkushtimin institucional  të  vendit  tonë  jo vetem në mbrotje  të së drejtës por edhe në motivimin e investitorëve të huaj për  të investuar  në Kosovë duke përmirësuar përcepcionin dhe imazhin e krijuar për ne."

"Pika tjeter që është  adresuar për herë të parë në mënyrë argumentueses është arsimi për çka edhe  është rritur buxheti prej 22 % për vitin e ardhëshëm. Kjo është baza e zhvillimit jo vetëm e shoqerisë por që ndikon drejpërdrejt edhe në zhvillim ekonomik të vendit dhe rritjen e atraktivitetit sektorial për tërheqjen e investorëve të huaj", ka pohuar Gërxhaliu.

Me pas ky buxhet i  aprovuar me rritje të investimeve kapitale në infrastrukturë dhe rritjen e konkurentshmërisë në më shumë  se 32 % krahasuar me buxhetin 2017, tregon që është buxhet  shpresëdhënës  për zhvillim ekonomik duke shtuar këtu edhe vendimet e ditëve të fundit për lirim nga tatimi  doganor për lëndë të parë, gjysemprodukte, linja të prodhimit, paisje të IT-së dhe lirimet nga akciza për mazut, naftë, gas etj,  që është një orientim institucional drejtë mbështetjes së sektorit privat e në veçanti rritjen e volumit prodhues dhe brendimin e produkteve “ Made in Kosova”.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)