07 Nëntor 2024

OEK mban forumin e biznesit për koston e energjisë eletkrike

Prishtinë, 21 nëntor - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ do të organizojnë forumin e biznesit me temën “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”.

Në këtë forum biznesi përveç pjesëmarrjes së përfaqësuesve institucional dhe atyre nga sfera e biznesit Kosovar, pjesëmarrës do të jenë edhe zyrtarët e KEDS-it, KEK-ut dhe Zyra e Rregullatorit për Energji që nga këndvështrimi i tyre të diskutojnë mundësitë e tejkalimit të kësaj gjendje dhe potencialisht bizneseve tu ofrohet një ambient më i përshtatshëm që të ushtrojnë aktivitetin e tyre biznesor.

Organizimi i këtij forumi biznesi ka për qëllim që t’u mundësojë biznesve që të flasin haptas për njërën ndër barrierat kryesore që ata kanë, dhe që është kostoja e lartë e energjisë elektrike.

Gjithashtu, do të jetë një mundësi e mirë për diskutuar mes akterëve relevant shkallën e problemit që paraqet kjo komponentë, si dhe të zhvillohen ide të reja për t’i ndihmuar ndërmarrësit në tejkalimin e barrierave të të bërit biznes.

OEK-u dhe GIZ gjatë këtij forumi biznesi do të prezantojnë rezultatet e të gjeturave nga studimi me kompanitë që kanë ranguar “koston e energjisë” në mesin e barrierave më të mëdha të të bërit biznes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)