29 Prill 2024

OEK kundërshton administratorin ndërkombëtar për Trepçen

Prishtinë, 4 mars - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Menaxhmenti e Sindikata e Trepçës kundërshtojnë vendimin e Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme për vendosjen e një administratori ndërkombëtar për ndërmarrjen Trepça.
 
Kryetari i Odës Safet Gërxhaliu në një konferencë të përbashkët për gazetarë me zyrtarët e Trepçës ka deklaruar se zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve të UNMIK-ut për ndërmarrjen Trepça do të paraqet goditje të rëndë për gjithë Kosovën.  Ai kërkoi nga Kuvendi miratimin urgjent të ligjeve të reja.

”Ju rekomandojmë institucioneve ligjvënëse që me urgjencë të futin në agjendë miratimin e ligjeve themelore, Ligjin për Trepçën që do të zëvendësonte rregulloren 2005/48 të UNMIK-ut, ligjin që do të rregullonte statusin e mbi 4000 pensionistëve të parakohshëm të Trepçës”, tha Gërxhaliu.

Gërxhaliu kërkoi nga institucionet e vendit te planifikon një buxhet shtese për angazhimin e një kompanie juridike për Trepçën qe do ti mbronte interesat e ndërmarrjes dhe qe nuk ka konflikt interesi me Trepçën.

Kjo kompani do te duhej te merrte përsipër te gjitha proceset gjyqësore ndaj pretendenteve kreditor dhe do ti hidhte poshtë pretendimet e tyre

“Njëkohësisht ky grup ekspertesh juridik me ekspertize shkencore dhe tekniket kërkojnë dëmshpërblim për demet qe ia kane shkaktuar Trepçës për një dekadë te tere disa nga këto  pretendent dhe regjimi i Milloshevicit”, tha Gërxhaliu.

Ai vlerëson se është problematike përbërja aktuale e Dhomës së veçantë të GJSK, në të cilën vetëm dy janë gjykatës vendor.

“Trepça ka një dimension shume me te gjere se qe njihet jo vetëm nga këndvështrimi ekonomik po nga ia politik, social dhe ne te njëjtën kohe është një promovim i vlerave te Kosovës,  qofte ne aspektin historik, kur dihet qe shumë çka ka fillua ne Trepçë.

Ndërkaq, udhëheqësi i Sindikatës së Trepçës Halil Qela tha se në asnjë rast nuk do të realizohet vendimi për administrator të huaj në Trepçë.

Në Trepçë momentalisht punojnë rreth 1400 punëtorë. Vendimi i fundit për vendosjen e një administratori ndërkombëtar, vlerësohet si i qëllimshëm për shkatërrimin e Trepçës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)