28 Prill 2024

OEK kundër presioneve ndaj bizneseve që paguajnë tatimet

Prishtinë, 3 shkurt - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) angazhohet për luftën kundër informalitetit në ekonomi, por, është kundër fushatës që është duke e bërë Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ndaj bizneseve të cilat në mënyrë të rregullt dhe me kohë paguajnë obligimet ligjore ndaj shtetit të Kosovës u tha sot në konferencën për media të OEK-ut.

Kryetari i Odës Safet Gërxhaliu ka deklaruar se OEK ka marrë shumë njoftime dhe ka pasur shumë vizita madje edhe nga ndërmarrjet më të mëdha ku thuhet se inspektorët e Administratës Tatimore e kanë rritur kohëve të fundit presionin mbi biznesin për pagesën e tatimeve.

"Ne si Odë Ekonomike vetëm mund t’ju gëzohemi intensifikimit të luftës kundër informalitetit në ekonomi, por, nuk jemi për fushatat ad hoc që në mënyrë selektive i përfshijnë tatimpaguesit dhe mund të krijojnë huti madje edhe panik në komunitetin e biznesit. Jemi për një strategji të qartë ku ligji do të implementohet maksimalisht dhe në mënyrë identike për të gjithë dhe jo të penaliyohen ata që janë solvent dhe tatimpagues të rregullt”, tha Gërxhaliu. 

Kryetari i Odës theksoi se kanë marr njoftime nga ndërmarrjet se aktivitetet e fundit të inspektorëve tatimor nuk çojnë në luftimin e informalitetit që do të krijonte konkurrencën e shëndoshë, por në instalimin e praktikës e cila e limiton afarizmin operimin e subjekteve ekonomike.

“Askush në Odën Ekonomike, si askush tjetër që ja duan të mirën vendin, nuk është kundër pagesës së rregullt dhe gjithëpërfshirëse të tatimeve. Nëse e duam shtetin e fortë, na duhen edhe burime të forta, të qëndrueshme dhe të afatgjata për financimin e shtetit. Në radhë të parë na duhet që ekonominë jofromale dhe evazionin fiskal nga një veprimtari të tillë që vlerësohet të jetë e lartë përafërsisht sa edhe buxheti vjetor i Kosovës, t’i vejmë nën kontroll dhe ti kanalizojmë në sistem dhe në funksion të shtetit”, tha Gërxhaliu. 

“Por ajo që javëve të fundit mund të shohim në sektorin e mbledhjes së tatimeve nuk është rezultat i një politike sistemore dhe e planifikuar për rritjen kontinuale të të ardhurave tatimore, por duket si një fushatë që është politikisht e motivuar, lidhet me zgjedhjet dhe krijon konfuzion në komunitetin e biznesit”, tha kryetari i Odës duke potencuar shembullin e kërkesave të ATK ndaj shitësve ambulant.

Oda Ekonomike  sipas tij ka qenë prijëse në promovoimin e taksapaguesve më të mirë të Kosovës nga komuniteti i biznesit.

Ai tha se Oda ka qenë dhe është e bindur se një nga sfidat tona kryesore përbëhet nga krijimi i kulturës së pagimit të tatimeve, e cila te taksapaguesit do të krijonte ndjenjën e detyrimit moral që të financohet shteti i vetë e jo taksat të paguhen nga frika.

Fushata e fundit sipas Gerxhaliut ka krijuar në teren diçka të kundërt ku bizneset kanë filluar madje të druajnë se inspektorët kanë dalë në terren për të mbledhur haraç.

Kjo frikë sipas tij mund të jetë burimi vetëm të informalitetit të ri e jo të fuqizimit të mëtutjeshëm të sistemit bashkëkohorë tatimor. 

Duke theksuar se të gjithë pajtohen se Administrata Tatimore është agjencia vitale e shtetit që e mbush buxhetin dhe siguron mjete për funksionimin e tij, kryetari Gërxhaliu tha se ajo nuk është dhe nuk guxon të shëndërohet në armikun e tatimpaguesve, sepse do ti detyronte që të tërhiqen në informalitet në vend të krijimit të raporteve reciproke të bashkëpunimit në mirëbesim, sidomos përmes dialogimit dhe komunikimit që mund të shkoj edhe përmes OEK-ut.

“Komuniteti i biznesit po ashtu nuk mund të paguaj çmimin për diçka që mund të karakterizohet si luftë për pushtet. Komuniteti i biznesit të Kosovës është kontribuesi më i madh sektorial në buxhetin e Kosovës.  Ai mund dhe duhet të jap më shumë për buxhetin e Kosovës, në mënyrën e cila është paraparë me ligj. Oda Ekonomike pret nga komuniteti i biznesit që të jetë në vijë të parë të fronit në çrrënjosjen e evazionit fiskal.  Por nuk guxon të ndëshkohet për shkak të përzierjes së politikës në biznes”

Sekretari i përgjithshëm i OEK-ut Berat Rukiqi theksoi se angazhimi i ATK duhet të jetë i angazhuar në drejtim të zgjerimit të bazë së tatimpaguesve për arkëtimin e tatimeve të brendshme.

“Biznesi qe është pjese e formalitetit nuk do te duhej që ne kushte normale te ndihej I cenuar fushata po nga një shtim I aktivitetit te Administratës Tatimore te Kosovës, mirëpo pikërisht kjo ka ndodh. Ne vend qe te behën përpjekje qe te zgjerohet baza tatimore e bizneseve dmth ata qe janë pjese e evazionit fiskal te jene pagues te rregullt te tatimeve te brendshme apo ata qe deklarojnë shume me pak tatim, fokusi është ne ata qe e deklaron dhe paguajnë rregullisht.

Rukiqi theksoi se buxheti i Kosovës ne masën diku 80-85%  mbushet nga 25-30 kompani dhe tash pikërisht kjo fushate e rritjes se te hyrave është fokusuar ne këto kompani.

Problem tjetër i theksuar për vjet të tëra është rimbursimi i TVSH.

“Ligji mbi TVSH dhe ligji mbi procedurat e ATK shume qarte i specifikon  dëshmitë qe duhet me i prezantua një biznes për rimbursim te TVSH  dhe askund nuk përmenden qe duhen inspektime shtese apo  presione shtese për rimburesim te TVSH  dhe pikërisht me investitor shumë te fuqishëm te huaj dhe me kompani shume te fuqishme qe kane potencial investues rikthimi i TVSH përveç qe ua cenon likuiditetin e ndërmarrjeve është edhe pengës për rritje te investimeve”, tha sekreti i përgjithshëm i Odës.

Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve kryetari Gërxhaliu tha se ky presion është pjesë e premtimeve të shumta për  rritjen e pagave dhe këto paga nuk mund te rriten nëse nuk ka inkasim ne dy agjencione bazike.

“Ne kemi një doze te skepticizmit qe arritja e asaj vlerës prej 120-150 milion është mu një forme e shprehjes e këtij presioni ndaj komunitetit të biznesit”.

Edhe pse në sytë e faktorëve vendor dhe ndërkombëtar problemet kryesore në inkasimin e të ardhurave buxhetore janë në portat 1 dhe 31 ne veri të Kosovës , problemet të cilat u ngritën sot janë të orientuara në brendinë e vendit, gjegjësisht në luftën kundër informalitetit në ekonominë kosovare, tha kryetari Gërxhaliu.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)