06 Maj 2024

OEK kërkonë të thellohet bashkëpunimi Kosovë - Kroaci

Prishtinë, 3 nëntor - Nënkryetari i Kuvendit të republikës së Kroacisë bisedoi sot në Odën Ekonomike të Kosovës lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në lëmin e ekonomisë në mes të dy vendeve.

Gjatë takimit me kryetarin e OEK-ut, Safet Gėrxhaliu u bisedua lidhur me çështjet e bashkëpunimit ekonomik dhe u vlerësua se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet të përcillen edhe me bashkëpunimin në lëmin e ekonomisë.

Kryetari Gerxhaliu e informoj mysafirin e vet lidhur me aktivitetet e OEK-ut dhe theksoi se sa i përket  këmbimit tregtar në mes të dy vendeve nuk mund të jemi të kënaqur, pasi që  potencialet e bashkëpunimit ne mes te dy vendeve janë shumë më të mëdha.

Kryetari i Odës theksoi se nuk është duke u shfrytëzuar potenciali i madh i studentëve të Kroacisë të cilët aktualisht janë në pozita të rëndësishme në institucionet e vendit.

Në takim u theksua se duhet te behet sa me tepër qe është e mundur qe Kroacia te jete këtu jo vetëm ne forma te tregtisë klasike po që në Kosove te gjej partner për forma me te avancuara të bashkëpunimit, për të ashtuquajturin sistem ne KNOW-HOW dhe mbi te gjitha që të përcjell përvojën e Kroacisë ne aspektin e procesit të tranzicionit.

Mimica falënderoj Gerxhaliun për pritjen dhe informatat qe janë shume te rëndësishme dhe qe kane te bëjnë me aspektin ekonomik dhe avancimin e këtij bashkëpunimi.

Ai u fokusua se ne te ardhmen Kroacia duhet te jete shume me tepër e angazhuar që ne aspektin ekonomik te jete e pranishme ne Kosove, pasi qe ne mes te dy shteteve mike nuk ka çështje te hapura politike dhe se nė bashkëpunimin ndërshtetëror ekonomia të jetë prioritet i prioriteteve.

Mimica premtoj qe ne te ardhmen Kroacia do te jete shume me aktive, do te beje institucionalizimin e bashkëpunimeve me Kosovën dhe mbi te gjitha do te beje çmos që me forma më të avancuara të jetë prezentë në lëmine e ekonomisë por edhe në edukim,shëndetësi ne konsulencė dhe shume çështje te tjera.

Kryetari Gerxhaliu e informoj Mimica edhe për bashkëpunimin shume të mirë qe e ka OEK-u me Ambasadën e Kroacisë ne Kosove e cila është duke bere një pune shume te madhe ne afrimin ekonomik ne mes te dyja shteteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)