16 Janar 2025

OEK kërkon rritjen e pagës minimale në Kosovë

Prishtinë, 15 shkurt - Oda Ekonomike e Kosoves (OEK) ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Anëtarët e Këshillit Ekonomik Social (KES) për rritjen e pagës minimale në Kosovë.

Oda Ekonomike e Kosoves, si përfaqesuese legjitime e Komunitetit të biznesit dhe njëherit si Partnere e barabarte me Qeverinë, në Keshillin Ekonomiko Social, pas konsultimeve me anetaret e komunitetit te biznesit, propozimin e Pages Minimale në vlere prej 220 euro, e konsideron si nje ngarkese te paperballueshme për punëdhensit në Kosovë dhe dekurajuese per investimet e huaj, ku nje nga faktoret nxites kryesor është kostoja e fuqisë punëtore.

Për më shumë vlera 220 euro sipas OEK-ut është së paku 30 % më e lartë se mesatarja e vendeve të rajonit të cilat në cdo rrethanë kanë indikatorë makroekonomikë më të lartë se Kosova. Gjithashtu vlera 220 euro është përcaktuar pa një analizë makroekonomike përcjellëse.

\"Duke e analizuar situaten reale ekonomike, nevojën për rritje të formalitetit në ekonomi, duke i marre parasysh opinionet e punëdhensve dhe nevojën për rritje të investimeve dhe punësimit të qëndrueshëm, ne kerkojmë që të bëhet harmonizimi i Pages Minimale me vendet e rajonit, të krijohet mekanizmi për negocim të vazhduesëhm të pagës minimale dhe për shkak të pasojave eventuale të krizës ekonomike, paga minimale të mos ndryshohet\", thuhet në letren e OEK-ut dretuar anëtarëve te Këshillit Ekonomik Social.

Me qëllim të informimit sa më të mirë dhe transparences, menaxhmenti i OEK-ut, së bashku me komunitetin e biznesit, do të jenë të gatshëm në cdo kohë për të dhënë çdo sqarimi shtesë lidhur me arsyetimin e mos rritjes se Pages Minimale.

Me shprese se bashkëpunimi i jonë akoma do të avancohet  në të ardhmen, Ju urojme punë të mbarë dhe të suksesshme, dhe presim që do ta merrni parasysh kerkesen Tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)