OEK kërkon prolongim të fillimit të zbatimit të Marrëveshjes Kolektive
Prishtinë, 12 dhjetor - Oda Ekonomike e Kosovës kërkon prolongim të fillimi të zbatimit të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive dhe avancim të Dialogut Social
Duke u mbështetur në misionin e OEK-ut, e cila ka përqellim përfaqësimin në kuptim të lobimit të interesave tëanëtareve të Odës para organeve dhe institucioneve kompetentetshtetërore, nëveçanti nëpërgatitjen e legjislacionit ekonomik, në përcaktimin e masave e të politikës ekonomike si dhe në fillimin e iniciativave të caktuara në lëmin e ekonomisë, Këshilli Drejtues i Odes Ekonomike të Kosoves dhe organet udhëheqëse të Odës Ekonomike të Kosovës përmes kësaj shkrese dëshirojmë të sqarojmë për institucionet shtetërore, sindikatat e punëtorëve, sektorin privat dhe për publikun e gjerë se nënshkrimi i Marrëveshje së përgjithshme Kolektive të Kosovës nga ana e OEK-ut me datën 18 .03.2014, kërkon prolongim të fillimi të zbatimit të Marrëveshjes se Përgjithshme Kolektive të Kosoves dhe avancim të Dialogut Social në Kosovë.
Ky prolongim, ka për synim që të sigurojë implementim më të mirë në mënyrë që kjo marrëveshje të ketë efekt pozitiv në ekonominë e Republikës së Kosovës.