OEK kërkon kompletimin e bordeve të ndërmarrjeve publike
Kompletimi sa me i shpejte i bordeve te ndërmarrjeve publike dhe agjencive te pavarura duhet te jete prioritet për Qeverinë dhe Kuvendin e Republikës se Kosovës. Konsiderojmë se kjo do ti kontribuonte avancimit te punës se NP dhe njëkohësisht zgjidhjen e shume çështjeve te cilat drejtpërdrejtë varen nga bordet e agjencive te pavarura.\"
\"Gjithashtu angazhohemi qe ne borde te përzgjidhen njerëzit me kualitet te larta morale dhe profesionale te cilët do te ishin garanci për punën e suksesshme te tyre, tha kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, duke kërkuar njëkohësisht de politizimin e bordeve.
Kreu i OEK-ut konsideron se në borde duhet të janë edhe përfaqësuesit e biznesit, posaçërisht atij privat te cilët janë nder kontribut dhënësit me te mëdhenj te vendit.
Kjo gjithashtu, sipas Gërxhaliut do te bënte te mundur dhe do te ishte kontribut ne forcimin e partneritetit publiko privat për te cilin aq shumë po flitet në shoqërinë tone.