OEK identifikon vështirësitë e bizneseve në Kosovë
Prishtinë, 27 shkurt - Studimi mbi identifikimin e vështirësive të të bërit biznes të cilat janë të pranishme midis kompanive Kosovare i hartuar nga ana e Odes Ekonomike te Kosoves me perkrahje te GIZ-it ka treguar si me te rendesishme pengesat e cilësuara si faktorë të jashtëm - mjedisin ekonomik, kushtet administrative, rregullatore dhe infrastrukturën e vendit dhe njekohesisht edhe edhe faktorë të brendshëm, kryesisht çështje menaxheriale dhe operacionale brenda firmës.
Duke prezantuar studimin Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike ka thënë se studimi ishte dizajnuar në mënyrë që të identifikonte dhe artikulonte këto pengesa në komunitetin biznesorë të Kosovës.
OEK-u, si partner kryesor i këtij komuniteti, do ti prezantojë këto të dhëna Qeverisë së Kosovës në mënyrë që së bashku të mundësojnë përmirësimin e klimës biznesore si për investitorët e jashtëm, ashtu edhe për kompanitë vendore.\"
\"Si rezultat, studimi përfshin një numër rekomandimesh të nxjerrura. Këto rekomandime adresojnë pengesat kryesore të jashtme dhe të brendshme, duke mundësuar kështu krijimin e një mjedisi më të favorshëm për kompanitë përgjatë veprimtarisë së tyre, tha Gërxhaliu.
Për më tepër, studimi shfaq të dhëna se si pengesat më kryesore të jashtme, për pjesën më të madhe të kompanive, çmimi I energjise elektrike(57%), furnzimi me energji elektrike (54%) dhe kostot e kredive financiare (38%), shihen si pengesat më kryesore të jashtme.
Jostabiliteti politik dhe korrupcioni sipas rezultateve te studimit ka ndikuar me një përqindje 36%, repsektivisht 35% të të anketuarëve.
Vështirësitë brenda firmës apo të brendshme janë më pak të dalluara.
Duhet cekur se prioritet i këtij studimi nuk ka qenë gjeneralizimi problemeve për të gjitha kompanitë duke marrë parasysh shkallën dhe llojin e veprimtarisë së tyre.
Rezultatet tregojnë se kompanitë e sektorit të tregut me shumicë hasin në më shumë pengesa të brendshme në krahasim me atë të sektorit të ndërtimeve.
Po ashtu, kompanitë më të mëdha hasin në më shumë probleme të brendshme se sa mikro kompanitë apo kompanitë e vogla të cilat raportuan më pak veshteresi. Vlenë për tu përmendur nevoja/mungesa e një biznes plani për të gjitha kompanitë pa dallim sektori/madhësie.
Si rrjedhojë e këtij studimi, Oda Ekonomike e Kosovës do të ofrojë ndihmë në shkallë vendi për përgatitjen e një plani biznesor të kompanive në nevojë.
Ne jemi të bindur se kompanitë do ta shfrytëzojnë këtë iniciativë në të mirë të tyre duke sjell kështu dobi në tejkalimin e kësaj pengese tha për më shumë Z. Gërxhaliu.
Në vazhdueshmëri, studimi tregon se 50% e kompanive të anketuara paralajmrojnë rritje të së hyrave në vitin 2015 shoqëruar me një rritje prej 40% të investimeve në po të njejtin vit.
Sa i përket pyetjeve mbi dinamikën ekonomike, 75% e kompanive të anketuara kanë rezultuar në një shtim të klientelës në vitin 2014 gje qe flet per ekonominë dinamike të Kosovës në përgjithësi.
Në disa raste numri jo i mjaftueshëm i konsumatorëve, i karakterizuar me një përqindje prej 24% paraqet njëren nga vështirësitë e brendshme më të dalluara.
Amnbasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch ka vleresuar lartë punën e bere ne identifikimin e pengesa me te cilat ballafaqohen bizneset kosovare si baze per zgjidhjen e problem ne te berit biznes, ndersa zevendes ambasadori I Gjermanise ne Kosove, Mathias Kiesler ka theksuar rendesine e zgjidhjes se problemit te cmimit dhe furnizimit me energji elektrike si nje brenge dhe pengese afatgjate per zhvillimin ekonomik te Kosoves.
Oda Ekonomike e Kosovës ka përpunuar dhe implementuar këtë studim në bashkëpunim me GIZ duke ofruar kështu ndihmë financiare dhe Institutin IFO si bashkëpjesëmarrës në artikulimin e këtij studimi me ndihmën e ekspertëve të ETH Zurich.
Si formë e përgatitjes së studimit janë kryer intervista personale, në 427 kompani, në mes të datave 1 Dhjetor 12 Dhjetor, 2014.