OEK i ndan mirënjohje ambasadorit Klif
Prishtinë, 23 mars - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Safet Gërxhaliu u takua sot me ambasadorin e Mbretërisë se Bashkuar ne Kosove Jan Klif dhe me këtë rast për kontributin e dhënë ne zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve ne mes te dy vendeve dhe bizneseve te tyre iu nda Pllakat e OEK-ut.
Kryetari Gërxhaliu tha se ambasadori Klif gjate kohës sa ka kryer këtë detyre shume te rëndësishëm ne Kosove ka dhënë kontribut te rëndësishëm ne zhvillimin e marrëdhënieve ne mes te dy vendeve dhe ekonomive te tyre.
Një personalitet qe vjen nga nje fuqi ekonomike dhe politike dhe strategjike siç është Britania e Madhe dhe e ka gatishmërinë qe te mbështet Kosove ne te gjitha fushat besoj qe meriton shume me tepër se një mirënjohje te tille, por kjo do te jete një gjë qe do tia përkujton Kosovën. Prandaj, zoti Klif faleminderit për çdo gjë, ju dëshirojmë sukses kudo qe te jeni dhe dua te besoj se do te jeni zëri i promovimit te vlerave dhe gjendjes reale ne Kosove, tha kryetari Gërxhaliu.
Duke u falënderuar ne ndarjen e kësaj mirënjohje, ambasadori Klif ka theksuar bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me institucionet e Kosovës dhe Oden Ekonomike te Kosovës.
Kjo mirënjohje është ne esence mirënjohje Qeverise se vendit tim, tha ambasadori Klif dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ne mes te bizneseve te dy vendeve.
Ai ka folur edhe për dialogun ne mes te Kosovës dhe Serbisë dhe kontributin qe i kane dhënë këtij dialogu bisedimet ne mes te OEK-ut dhe Odes Ekonomike te Serbisë.
Ambasadori Klif theksoi se zhvillimi i ekonomisë së Kosovës dhe hapja e vendeve të reja të punës duhet të bazohet në sektorin privat.
Ardhmëria e Kosovës është e garantuar vetëm me mbështetja e sektorit privat dhe në periudhën afatgjatë nuk është e lehtë të krijohen vende të reja të punës për 25 mijë të rinj që hyjnë në tregun e punës për çdo vit.
Ambasadori Cliff ka folur edhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka parashikuar se do të vijë një ditë që Kosova dhe Serbia, do të jenë partner të rëndësishëm ekonomikë për njëra-tjetrën.
Shpesh njerëzit më pyesin se pse flas kaq shumë për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Por në aspektin ekonomik në të ardhmen e afërt, partneriteti apo bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë prioritar, sepse Serbia do të jetë e një rëndësie të veçantë për Kosovën, por dhe Kosova do të jetë një partnere për të ardhmen ekonomike të Serbisë.