16 Janar 2025

OEK hap fushatën për parandalimin e punës së fëmijëve

Prishtinë, 4 dhjetor - Oda Ekonomike e Kosovës të martën ka hapur fushatën për parandalimin e punës së rrezikshme të fëmijëve, me theks të veçantë në sektorin e ndërtimtarisë.

Në nj takim të organizuar është diskutuar mbi sektorët e rrezikshëm të punës së fëmijëve në Kosove, arsyeshmerinë e involvimit të bizneseve në adresimin e këtij problemi dhe masat konkrete që mund të ndërmerren nga punëdhënësit për parandalimin e angazhimit të fëmijëve ne punë të rrezikshme në sektorin e ndërtimtarisë.

Ky është viti i dytë që OEK-u, me mbështetje të ILO IPEC organizon fushatë sensibilizuese për ndalimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve. Fokus i fushatës së vitit të kaluar ishte puna e rrezikshme e fëmijëve në sektorin e bujqësisë.


OEK ka njoftuar se fushata sensibilizuese për këtë vit zgjat prej 4 – 14 dhjetor, në kuadër të saj janë planifikuar takime të OEK me organizata të punëdhënësve, punëdhënës individual, përfaqësues të punëtorëve dhe të institucioneve me qëllim të diskutimit të situatës, sektorëve me prioritet për tu ndaluar dhe mundësive të involvimit të bizneseve në parandalimin dhe ndalimin e punës së rrezikshme për fëmijë, përgatitja dhe shpërndarja e 100 postereve dhe përgatitja dhe shpërndarja e 400 fletushkave sensibilizuese mbi format e rrezikshme të punës së fëmijëve dhe rolin e punëdhënësve në adresimin e tyre.

“Oda Ekonomike se i përket bashkëpunimit me institucionet shtetërore si Partner, ka dhëne një kontribut te madh.

Nga viti 2005, është anëtare e rregullt e Komitetit Kosovar për parandalimin e pune te renda te fëmijëve, pastaj ka marre pjese ne hartimin e strategjisë dhe planit te veprimit për parandalimin e punëve te renda te fëmijëve. Oda Ekonomike është edhe pjesëmarrëse ne hartimin e Udhëzimit administrativ dhe Listës për format e rrezikshme te punëve të fëmijëve”, ka njoftuar OEK, për mes komunikatës.

Aktivitetet e rrezikshme për personat nën moshën 18 ne janë: Gërmimi i dheut, Transportimi i peshave të rënda, Sitja e rërës dhe çimentos, Puna në skela dhe Përpunimi i metaleve etj.


“Ne kemi arritur qe me takimet e shumta qe kemi pasur me komunitetin e biznesit te bëjmë sensibilizimin e tyre qe mos te punësojnë fëmije nen moshën 18 vjeçare ne ndërmarrjet apo kompanitë e tyre sidomos ne këta sektor qe i ceka me larte, sepse është e ndaluar me ligj, pra me Ligjin e punës, pastaj kemi arrite te konsultohemi qe nëse kane fëmijë nen moshën 18 vjeçare ta largojnë nga puna dhe ta zëvendësojnë me ndonjë anëtare te familjes te moshës madhore, sepse përmirëson produktivitetin e punës dhe e zgjeron qasjen e tregut”, ka njoftuar OEK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)