16 Janar 2025

OEK është përfaqësuese legjitime e interesave te biznesit

Prishtinë, 23 janar - Oda Ekonomike e Kosovës përfaqësuese legjitime e interesave te komunitetit te biznesit , u tha sot me rastin e dorëzimit te donacionit te GIZ-it na pajisje te teknologjisë informative Odës Ekonomike të Kosovës.

Me kete rast kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu  se edhe me ketë rast po dëshmohet edhe një here përkushtimi i Qeverise Gjermane për te mbështetur proceset zhvillimore ne Kosove dhe ne këtë drejtim edhe avancimin dhe ngritjen e kapaciteteve ne kuadër te Odes Ekonomike te Kosovës.

“Jemi dëshmitar te një përkushtimi permanent te shtetit mik  gjerman karshi Kosovës jo vetëm ne këtë kohe po edhe para luftës gjate luftës e ne veçanti pas luftës për çka vërtet e kemi obligim te jemi mirënjohës dhe falënderues për një qasje te tille.\"

\"Ajo çka është e veçante ne këtë forme te partneritetit nuk është vetëm ndihma qofte ne aspektin financiar qofte ne aspektin material ose teknik mirëpo sjellja e një përkushtimi qe e dëshmon Gjermanin disiplina,  transparenca ,partneriteti , dialogimi dhe me te vetmin qellim qe te krijohen efekte pozitive ne sfera te shumta |, tha kryetari i OEK-ut.

Duke theksuar se janë të vetëdijshëm që i presin sfida te shumta ashtu qysh e presin edhe ekonominë kosovare, Gërxhaliu tha se e tërë ajo që është pozitive në OEK nuk kish me qene e mundur pa ndihmën dhe përkrahjen permanente te qeverise gjermane përmes GIZ-it  gjerman qe është një aleat i vërtet i OEK-ut.

“Një shtet qe te jep edukim një shtet qe te përgatit për sfidat e integrimit një shtet qe ngrit kapacitetet teknike dhe profesionale është një shtet qe ta dhuron ardhmërinë dhe një shtet qe ta dhuron ardhmërinë është një shtet mik për çka duhet te jemi mirënjohës\".

\"Sot jemi dëshmitar te asaj qe OEK do te përfitoj një ndihme ne pajisje teknike ne kompjuter ne lap top por kjo është vetëm një nga ndihmat e shumta qe GIZ-i dhe qeveria gjermane kane bere dhe kane përgatit për OEK-un”, tha kreu i OEK-ut .

“Vlen te theksohet se për here te pare ne modelet gjermane është duke u implementuar projekti për indikatorët apo ifo business climate index, janë duke u përgatitur kurikulumet për trajnime për gratë qe duan te fillojnë bizneset e tyre ,përpilimi i kurseve për trajnim për transformim te OJQ-ve ne kompani komerciale. Vlen te theksohet përgatitjet për fillimin e projektit për Akademinë e Ndërmarre sisë qe është vërtet një platforme drejt ardhmërisë mbi te gjitha përkrahja ne zhvillimin dhe forcimin e departamentit për arsim dhe trajnim profesional dhe te barten përvojat gjermane sa i përket edukimit te te rinjve”, tha Gërxhaliu.

Ai tha se donacioni qe merret sot do te jete një ndihme e madhe për OEK-un por ne te njëjtën kohe do te jete edhe obligim edhe për menaxhmentin edhe për punëtoret  e angazhuar ne OEK për te çmuar ndihmën dhe partneritetin me qeverinë gjermane dhe me GIZ-in, të ngitet performanca dhe vërtet këto pajisje te janë ne funksion te avancimit te proceseve dhe vërtet vetëm me pune dhe me performance te themi nj falënderim te madh për shtetin gjerman dhe qeverinë gjermane dhe për GIZ-in gjerman.

Zëvendës ministri i zhvillimit ekonomik Ramadan Hasani theksoi kontributin e madh të cilin në zhvillimin e gjithëmbarshëm ka dhënë shteti i Gjermanisë dhe GIZ-i ne veçanti posaçërisht ne kohen e pas luftës ne ditët me te vështira te vendit tone.

“Si mik i vërtet u vendos ne Kosovës dhe filloj te ndihmoje atë qe është shtylla e zhvillimit te shtetit ekonominë dhe projekte te ndryshme ne ekonomi  andaj institucionet e Kosovës janë mirënjohës vazhdimisht për te gjitha projektet qe kane realizuar deri me tani dhe ne këtë rast sot ky projekt qe po behet për OEK-un një projekt qe direkt dhe indirekt do te jete ne funksion te partnereve te OEK-ut gjegjësisht ekonomisë se Kosovës”, tha Hasani, duke theksuar se GIZ përkrah projektet e MZHE-se me më shumë se 1,2 milion euro.

Menaxher i Projektit ne GIZ , Reinhard Trenkle ka thënë se duke u nisur nga synimet e Qeverise Gjermane ne përkrahjen e institucioneve kosovare ne përpjekjet e tyre për te përmirësuar zhvillimin e sektorit privat ne Kosovë ,Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim ka autorizuar GIZ –in (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman)te përkrah Oden Ekonomike te Kosovës ne forcimin e kapaciteteve te saj ne zgjerimin e ofertës se shërbimeve për anëtarët e OEK-ut dhe duke u bere zë i fuqishëm i sektorit privat ne Kosove.

“Mbështetja e qeverise gjermane është duke synuar forcimin e kapaciteteve menaxheriale dhe operacionale te OEK-ut. Me arritjen e këtyre objektivave OEK është ne gjendje te ofroje me shume shërbime te orientuara ne kërkesa për anëtarët e vet .Përveç kësaj OEK po e forcon rolin e saj si partnere e Ministrive te ndryshme ne grupe  te ndryshme pune qe veprojnë  ne përmirësimin e kornizës ekonomike te Kosovës .Gjithashtu OEK  është duke u bere një përfaqësues serioz i sektorit privat ne Kosovë për institucione te shumta ndërkombëtare dhe donatore.

Ai ka theksuar se GIZ ka intensifikuar përkrahjen për OEK-un ,veçanërisht qe nga viti 2007 përmes aktiviteteve ne përgatitjen e OEK për procesin e certifikimit sipas standardeve ISO dhe certifikimi nga ana e institucionit certifikues ZDH Zert nga Gjermania, përshtatja dhe aktualizimi i strategjisë zhvillimore dhe formulimi i synimeve vjetore,  përkrahja ne zhvillimin organizativ te OEK-ut definimi detyrave te departamenteve te reja te OEK-ut p.sh Departamenti për Arsim dhe Trajnim Profesional, krijimi i sistemit CRM  (Menaxhimi i Klientëve)përfshirë pajisjet për server dhe trajnimet adekuate dhe shume aktivitetet tjera.

“Te gjitha aktivitete behën duke ofruar shërbime kualitative te eksperteve kompetente ndërkombëtare dhe institucioneve nga Gjermania. Për te qene sa me efiqient ne bashkëpunimin me OEK-un Qeveria e Gjermanisë ka ofruar një ekspert te përhershëm te integruar  i cili tashme 4 vite ndihmon Oden Ekonomike ne ngritjen e kapaciteteve njerëzore ,përmirësimin e shërbimeve dhe nismën e shërbimeve te reja për klientët dhe ne bashkëpunim ndërkombëtar te OEK-ut. Përkrahja e përgjithshme e Qeverise Gjermane për Oden Ekonomike te Kosovës ne vitin 2012 është ne vlerën mbi 100.000, euro”, tha zoti Trenkle.

Me ketë rast kryetari i OEK-ut i dorëzoi zotit Trenkle pllakatin e OEK-ut për kontribut të jashtëzakonshëm në përkrahjen e OEK-ut dhe komunitetit të biznesit në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)