15 Nëntor 2024

OEK e shqetësuar për bartjen e investimeve nga Kosova në vendet tjera

Prishtinë, 28 janar - Oda Ekonomike e Kosovës si asociacioni më i madh i komunitetit të biznesit në Republikën e Kosovës është shumë e shqetësuar me situatën aktuale politike në vend e cila si pasoj ka jo vetëm zvogëlimin e investimeve të huaja direkte por po ndikon edhe në bartjen e kapitalit dhe investimeve të kompanive vendore në vendet e perëndimit Gjermani, Austri, Zvicër dhe vendet tjera por edhe në vendet e rajonit.

Situata aktuale politike po shprehet me efekte negative në lëmine ekonomike, sociale, politike dhe integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike dhe mbi të gjitha është duke dëmtuar imazhin e Kosovës, pasi që po plason informacione mjaftë negative për dhe rreth Kosovës.

E tërë kjo po ndodh në kohën kur vendet e rajonit kanë politika të koordinuara dhe planifikuara mirë dhe gjithanshëm për të tërhequr investitorët e huaj.

Oda Ekonomike e Kosovës angazhohet për tejkalimin e situatës së tanishme me dialog dhe marrëveshje në mes të gjithë faktorëve relevant politik të vendit dhe për krijimin edhe implementimin e masave dhe reformave të nevojshme ligjore, që duke respektuar sundimin e rendit dhe ligjit zhvillimi ekonomik si prioritet i prioriteteve të institucioneve të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)