18 Nëntor 2024

OEK e KRPP nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Prishtinë, 8 shtator - Për të avancuar dialogun dhe partneritetin dhe për të dhënë një kontribut ekonomik e po ashtu edhe për t`i dhënë prioritet edhe prodhimit vendor, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), të hënën ka nënshkruar për herë të parë një memorandum bashkëpunimi me Komisionin Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP).

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi, u vlerësua se KRRP-ja duhet të ndryshojë konceptin e tyre dhe se ata, duhet t`i konsiderojnë bizneset vendore si partnerë, e jo rivalë. Gjithashtu, KRPP-ja është në punim e sipër të strategjisë vendore 5 vjeçare, për prokurim publik, strategji kjo për vitin 2015 deri në vitin 2020. Brahim Selimaj, kryetar i Shoqatës së Ndërmarrjeve Ndërtimore dhe Prodhues të Materiale Ndërtimore të Kosovës, ka deklaruar se bizneset nuk janë të kënaqur për cilësinë e prokurimit publik në Kosovë.

“Ky dikaster është dikasteri më i diskriminuari i gjithë dikastereve tjera, që nga dhënia e lejeve që nga prokurimi që nga taksat doganore, e prej më të ndryshme. Nëse flasim për cilësinë e prokurimit që është kthyer në Kosovë, ne nuk jemi të kënaqur, sepse pjesa më e madhove e ndërtimtarëve në Kosovë janë të zhgënjyer, sepse tenderët merren nga njerëzit të cilët nuk kanë investuar, nuk kanë kapacitete të punëve për t`i kryer, dhe tenderët në pjesën më të madhe të Kosovës, “, ka theksuar ai.

Por, Safet Hoxha, kryetar i KRPP-së, ka deklaruar se me nënshkrimin e këtij memorandumi dhe duke marrë parasysh, se KRPP-ja ka nevojë për ndryshim të konceptit, për ekonomin e vendit, është një gjë e re. Ai tha se me këtë memorandum, duhet të institucionalizohet një dialog dinamik dhe të drejtpërdrejtë.

“Është moment i ri në jetën e ekonomike, për shkak se tregu publik në Kosovë, ka pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë në aktivitetin e bizneseve kosovare dhe kemi konsiderua se ajo çfarë na vyen neve si prokurim publik është ndryshimi i konceptit tonë.

Ne nuk duhet të ngurojmë që bizneset ti trajtojmë partnerë të sistemit,jo rival, por ti shohim partnerë edhe atë partner shumë strategjik në zhvillimin e këtij vendi. Këtë vend nuk mund ta zhvillojë kërkush përpos bizneseve vendore. Vendorët janë ata që në kuptimin ekonomik dhe kuptimin simbolik, janë duke u martirizuar në zhvillim e këtij vendi sepse politikat e përgjithshme në Kosovë, që e shoqërojnë aktivitetin biznesor, vërtetë ka shumë politika si në kuptimin e kredive, kamatave, fiskale, prokurimit janë politika të cilat ne duhet t`i rishikojmë dhe t`i shtyejmë në funksion të zhvillimit të biznesit vendorë.”, tha Hoxha. Hoxha ftoi bizneset që të luftojnë maksimalisht që bizneset ti realizojnë të drejtat e tyre përmes rrugëve ligjore dhe institucionale.

Ndërkaq kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu , ka treguar edhe qëllimet e këtij memorandumi. Sipas tij, qëllimi substancial është kjo marrëveshje mos të jetë e shkruar vetëm në letër, por të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik, të jetë në funksion të përmirësimit të imazhit dhe të jetë në funksion të barazisë për të gjitha ndërmarrjet në Kosovë, e jo të jetë në funksion të grupeve të caktuara. “Në rënd të parë, të avancohet dialogu dhe partneritet mes KRPP-së dhe komunitetit të biznesit.

Në rend të dytë të bëhet informim rreth mundësive të reja, dhe të gjitha udhëzimet e shtuara në harmoni me AKI komuniti ose me standarde evropiane. Të ketë një kontribut ekonomik që do të thotë përmes një procesi të tillë transparent dhe funksional të prokurorimit publik të arrihet efekte pozitive, siç është zhvillim i qëndrueshëm ekonomi, kontribut në aspektin social, dhe mbi të gjitha një prioritet kompanive dhe prodhimit vendorë në Kosovë. Po ashtu në qoftë se do ta kemi një prokurim të mirëfilltë, do të përmirësohet imazhi i Kosovës, do të kemi atraktivitet për investitorët e huaj të cilët për fat të keq janë duke na munguar dhe mbi të gjitha përmes këtij dialogu, së bashku me KRPP të përmirësojmë imazhin e Kosovës dhe të promovojmë një frymë të re të komunikimit direkt lidhur me gjitha këto mundësi që i ofron KRPP”, ka theksuar Gërxhaliu.

Në mënyrë që të ketë një koordinim të suksesshëm mes KRPP-së dhe Komuniteti të bizneset, tanimë janë paraparë edhe politika të cilat do ti paraprijnë këtij bashkëpunimi. Sipas Gërxhaliut e Hoxhës, brenda 10 ditëve do të fillojnë me trajnim për bizneset, trajnim ky në fushën e prokurimit publik, e po ashtu do të mbajnë edhe seminare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)