20 Nëntor 2024

OEK dhe OES nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi

Prishtinë, 24 korrik - Nën kujdesin e Eurochambers, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Serbisë (OES), sot në Bruksel, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit në mes tyre.

Ky dokument paraqet një hap të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të komuniteteve të biznesit nga të dyja palët.

Të dy Odat, u përfaqësuan nga kryetarët e tyre, respektivisht nga Safet Gërxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Zeljko Sertic nga Oda Ekonomike e Serbisë.

Ata u pajtuan për themelimin e një organi të përbashkët për identifikimin e barrierave të tregtisë dhe gjetjen e mënyrave për përmisimin e mjedisit biznesor.

Të dyja palët janë të vendosura për arritje të shpejtë të rezultateve konkrete dhe për t’u takuar prapë deri në fund të muajit Gusht, në mënyrë që të diskutohet më tepër rreth implementimit të Memorandumit të Mirëkuptimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)