02 Nëntor 2024

OEK dhe OEAK kërkojnë shtyrjen e afateve të raportimeve financiare tatimore

Prishtinë, 13 mars - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) i bëjnë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës të shtojë numrin e masave parandaluese kundër COVID-19, në përkrahje të sektorit privat dhe ekonomisë së vendit në përgjithësi.

Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të tregojnë kujdes të shtuar ndaj rrezikut ekonomik që mund të i kanoset vendit, e veçanërisht ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga ky virus.

Prandaj, për të parandaluar përshkallëzimet dhe dëmin potencial qe mund të shkaktohet, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane e mbështesin kërkesën e Komunitetit të Kontabilistëve për shtyrje të afateve të raportimeve financiare tatimore, si shembull i mirë dhe mjet për lehtësimin e ngarkesës së sektorit privat.

Ekzistojnë disa çështje brengosëse në vendimin e publikuar nga Qeveria si masë parandaluese kundër COVID-19, për trajtimin e të cilave Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane besojnë se qeveria duhet të ndërmarrë veprime.

Mes këtyre është çështja e të drejtës në pushim të paguar për njërin prind, në rastet kur familjet kanë fëmijë të mitur me nevojë për përkujdesje.

Odat ekonomike besojnë se Qeveria duhet të përpilojë dhe publikojë një udhëzimin administrativ apo udhëzim të një forme tjetër mbi funksionimin e këtij sistemi.

Ndërkaq, Qeveria duhet të qartësojë bazën ligjore për zgjidhje të konflikteve në rast se mungon aprovimi i pushimit nga të dy kompanitë në të cilat punojnë prindërit respektivisht, dhe për mospërmbajtje të vendimit, duke përfshirë detajisht dënimet.

Çështje tjetër për rishqyrtim është edhe kostoja e kësaj mase. Më konkretisht, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane besojnë se në rast të zgjatjes së situatës së jashtëzakonshme për më shumë se është paramenduar, ky obligim ligjor do të ketë kosto enorme për kompanitë, gjersa Qeveria duhet të parasheh masa për të ulur efektin e të njëjtit përmes subvencionimit.

Kjo vlen me theks të veçantë për rastet e aktivitetit ekonomik ku puna nuk mund të kryhet nga distanca, i cili në rast të zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, do të mund të rezultonte edhe në falimentim eventual të kompanive, dhe si pasojë humbje masive të vendeve të punës.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane rekomandojnë Qeverinë e Kosovës që në rast të kërkesës për vazhdim të punësimit nga punëdhënësi për punonjësin edhe kur ky i fundit nuk është në punë, të shqyrtojë mundësinë e caktimit të një page minimale të subvencionuar direkt nga Qeveria, apo të paguar nga punëdhënësi me mundësi kompensimi nga Qeveria pas dëshmisë së pagesës përmes transaksionit bankar dhe deklarimit në ATK.

-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)