15 Nëntor 2024

OEK dhe Oda Ekonomike e Bosnjës nënshkruaj memorandum

Zagreb, 25 shkurt - Sot në Zagreb në prezencë të kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor kryetari i Odës Ekonmike të Kosovës Safet Gërxhaliu dhe kryetari i odës Ekonomike të Bosnjës dhe Hercegovinës Bruno Bojiq nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit në mes të odave respektive.

“ Qëllim kryesor i memorandumit do të jetë lobimi për heqjen e vizave për qytetarët dhe bizneset e dy vendeve , që paraqet barrierë fizike

Ndryshe sot në Zagreb të Kroacisë është mbajtur konferenca e kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit perëndimor në të cilin përveç OEK-ut ishin të pranishëm edhe kryetarët e Odave Ekonomike të Sllovenisë, Kroacisë, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë , Serbisë dhe Malit të Zi me çrast u bisedua lidhur me bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe për mbështetjen e projekteve konkrete të cilat do të janë në funksion të zhvillimit ekonomik te regjionit.

Në takim u bisedua për projektet konkrete të cilat mbështeten nga donatorët Evropian.

Gjatë ditës së sotme kryetari Gërxhaliu dhe delegacioni i Odës do të priten nga presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar Kitaroviq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)