OEK dhe MF avancojnë bashkëpunimin
Prishtinë 10 gusht - Në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës është mbajtur një takim pune në mes të Kryetarit të OEK Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtor dhe Këshillëtarit të Ministrit të Financave Menderes Ibra.
Qëllimi i këti takimi, ishte që OEK-u ti ofroj Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës propozimet dhe komentet e disa anëtarëve dhe shoqatave të saj nga sektorët kryesor ekonomik mbi Draft ligjin për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor.
Me këtë rast Kryetari i OEK-ut Gërxhaliu falenderoi angazhimin e Minitrisë së Financave, dhe në veqanti të Ministrit Bedri Hamza me bashkëpunëtorë, për kontributin në avansimin dhe promovimin e partneritetit publiko-privat në mes të këtyre institucioneve, duke treguar gatishmërinë konsistente për të dëgjuar dhe debatuar hallet dhe barierat me të cilat po ballafaqohen bizneset e sektorit privat.
Kryetari Gërxhaliu theksoi se Oda Ekonomike e Kosovës, përkrahë dhe përshëndet gadishmërinë e Ministrisë së Financave për disa nga zgjidhjet e ofruara ligjore të ofruara në këtë Draft propozim, për lirimin e taksës doganore për mallrat të cilat shërbejnë si lëndë e parë, gjysmë produkte, ambalazhë dhe makina për prodhim.
Ai më tutje theksoj se Oda Ekonomike e Kosovës, konsideron se për arritjen e objektivave të proklamuara strategjike për krijimin e një ambienti të favorshëm dhe konkurent të bizneseve, dhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, krahas ndryshimeve të propozuara nga Ministria, në projektligj duhet të përfshihen edhe propozimet e bizneseve nga sektori privat.
Kryetari Gërxhaliu tha se Oda Ekonomike e Kosovës Draftligjin në fjalë ua ka proceduar mbi 3000 anëtarëve të sajë dhe nga një numër i konsideruar nga to ka pranuar propozimet dhe komentet. Këto propozime të bizneseve OEK-u i ka analizuar dhe kompletuar me kujdes dhe në formën përmbledhëse ja ofron Ministrisë së Financave, në mënyrë që të përfshihen në drafligjin në fjalë.
Siç theksoi Gërxhaliu, në rekapitulimin e këtyre propozimeve nga disa anëtarë dhe shoqata, janë identifikuar diku 171 mallra të kodifikuara (kode tarifore) nga 40 kapituj të kodit tarifor të cilat propozohen të lirohen nga taksa doganore.
Pothuajse të gjitha këto propozime, vijn nga sektori prodhues, dhe kanë të bëjnë me mallrat që shërbejnë si lënd e parë e pa përpunuar, gjysëmpërpunuar, lënd amballazhuese, makineri, e shumë pak si produkte të gatshme.
Kërkesat e propozuara të biznesit janë plotësisht të arsyeshme dhe të analizuara dhe argumentuara mirë.
Gjithashtu Kryetari i OEK,-ut Gërxhaliu i ofroj Ministrisë së Financave gadishmërinë e stafit të OEK-ut dhe bizneseve të cilat kanë parashtruar propozimet, se do të jenë të gatshëm në çdo kohë për të dhënë çdo sqarim shtesë lidhur me arsyetimin e propozimeve edhe takime direkte.
Gjatë këti takimi, Menderes Ibra falëndëroj OEK-un për kontributin e dhënë në propozimet e arsyeshme të bizneseve, por njëherësh kërkoj dhe mirkuptimin e bizneseve për gjendjen aktuale ekonomike në të cilën ndodhet vendi, dhe inkurajojë ato që Ministria në fjalë do të angazhohet që në proces ti përmbush propozimet dhe pritjet e bizneseve.
Në fund të takimit, pjesmarrësit u pajtuan se duhet vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë, Ministritë përkatëse dhe Institucionet tjera për të gjitha çështjet me interes për ekonominë, dhe se OEK-u si forum i pazëvendësueshëm dhe neutral, duhet që përmes qëndrimeve dhe propozimeve të tilla, të harmonizuara të vazhdoj lobimin tek Institucionet vendimmarrëse që të ndikojë në përparimin dhe përmirësimin e ambientit për zhvillimin e veprimtarive biznesore dhe në veqanti mbështetja e sektorit prodhues vendorë.