OEK dhe KMDLNJ nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Prishtinë, 1 shkurt - Në Odën Ekonomike të Kosovës sot është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit në Mes të Odës dhe Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me këta rast ka theksuar se behët fjalë për një marrëveshje e cila ka te bej me avancimin e bashkëpunimit ne mes te dy institucioneve qe kane një rendësi fundamentale për funksionimin dhe avancimin e proceseve sociale, edukative dhe arsimore ne Kosove.
Jemi sot këtu qe te zyrtarizohet partneriteti ne mes te OEK dhe KMDLNJ një institucion i cili për shtete ne tranzicion ka një rendësi te veçante dhe i cili me punën dhe angazhimin e tyre janë duke u treguar një zë i vërtet i promovimit te vërtetës, te mbrojtjes se te drejtave dhe te lirive dhe një promotor i rëndësishëm i imazhit te Kosovës karshi faktorit ndërkombëtar, ka thënë me ketë rast kryetari Gërxhaliu.
Qëllimi i këtij memorandumi është i orientuar ne dy kahje,tha kryetari i Odës.
Kahja e pare ka te beje me gjetjen e mundësisë ne forme te partneriteteve interne në mes te faktorëve relevant ne Kosove dhe ne këtë drejtim dua te besoj se një memorandum i tille do te jete një marrëveshje e fuqishme e cila do te provokoj te tjerët qe te na mbështesin ne ide projekte dhe propozime konkrete për te sensibilizuar opinionin, për te ndikuar ne ngritjen e vetëdijes qofte te personave te burgosur ose te akuzuar qofte te atyre qe kane nevoje për ndihme qe përmes partneritetit tone te ofrojnë trajnime, te ofrojnë studime te ndryshme, te ofrojnë vizita studimore dhe te jemi një zë i vërtet dhe kontribuues qe shoqëria kosovare ta këtë një stabilitet dhe një mirëqenie sociale, tha kreu i Odës.
Ai theksoi rendësin e këtij partneriteti edhe ne planin e jashtëm dhe kontributin që në ketë drejtim mund të japin si Oda si Këshilli.
Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i KMDLNj theksoi se me këtë memorandum është tentuar qe te behet një kombinim ne mes te komponentës se te drejtave te njeriut te cilën e përfaqëson Këshilli dhe te komponentës profesionale.
Jemi përcaktuar te bashkëpunojmë me Oden ne radhe te pare për te ndihmuar personat e privuar nga liria gjate vuajtjes se dënimit, te aftësohen qe pasi ta vuajnë dënimin te gjejnë një vend pune, qe te bëhen pjese e shendosh dhe te integrohen ne shoqëri.
Ai theksoi se është një grup jashtëzakonisht i margjinalizuar siç janë romet , egjiptasit dhe ashkalinjet te cilët po kthehen ne një numër te madh nga shtete perëndimore, ne kushte jo te dinjitetshme, ne kushte shume te vështira.
Prandaj e kemi pa pikërisht këtë çështje si mundësi që te kontribuoje qe ky imazh mos te jete vazhdimisht i njëjtë dhe ne njëfarë mënyre qe te krijojmë mundësit qe fondet qe i ka Ministria e Brendshme, fondet qe i jep Komisioni Evropian dhe te tjerët te drejtohen kah njerëzit qe kane nevoje. Te menaxhohem me mire dhe jo si deri me tash , pasi që kemi situatën ku shumica e atyre qe janë riatdhesuar përsëri kane bere përpjekje për ty kthyer mbrapa.
Ai me këtë rast si ilustrim te kësaj situata përmendi Rastin Tisa ku humben jetën 16-17 qytetar kosovar dhe shprehu besimin se bashkëpunimi me OEK-un, me gjithë ato biznese te fuqishme do te krijoj mundësi qe te gjitha ata qe kthehen pas aftësimin profesional nga OEK-u te gjejnë vende pune dhe ne këtë mënyrë do ti garantohet një kthim i qëndrueshëm.