OEK dhe GIZ themelojnë Klubin për Investitor të Jashtëm
Prishtinë, 5 dhjetor - Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me GIZ-n Gjerman, do të themelojnë Klubin për Investitor të Jashtëm.
Qëllimi i këtij klubi është të mbështesë dhe të lobojë për interesat e investitorëve të huaj, të promovojë ambientin afarist në Kosovë dhe të përmirësojë performancën e investitorëve të huaj nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.
\"Misioni ynë është të udhëheqim politikat dhe strategjitë e vendit në lidhje me tërheqjen e IHD-ve, të koordinuara nëpërmjet rrjetit të zyreve të Odave Ekonomike për mbështetje të investitorëve dhe Agjencionin për Promovimin e Investimeve të Kosovës.\"
\"Pra, duam që të garantojmë një efikasitet dhe koordinim më të madh në përpjekjet tona për të promovuar dhe tërhequr investime të huaja në mënyrë që të nxiten IHD-të dhe kësisoj të kontribuohet në zhvillimin ekonomik të vendit tonë\".
Në takimin e sotem do të zgjidhet bordi i këtij klubi i cili do të përbëhet nga gjithsejtë 5 anëtarë.
Takimi mbahet në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, salla A/3, duke filluar nga ora 10:00. Bashkangjitur gjeni axhendën për takimin e parë.