OEK dhe BB organizojnë punëtorinë për Investime të Ekuitetit Privat
Prishtinë, 30 shtator - Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) në bashkëpunim me Bankën Botërore (BB) organizon Punëtorinë e Gatishmërisë së Ballkanit Perëndimor për Investime të Ekuitetit Privat.
Qëllimi i kësaj ngjarje është që të ndihmohet për zhvillimin e kapacitetit të ofruesve të shërbimeve, për t’u asistuar NVM-ve në fazën e rritjes dhe për t’u ndihmuar NVM-ve të konsoliduara që të mbledhin kapitalin financiar të nevojshëm për të financuar rritjen dhe zgjerimin e tyre duke i ndihmuar të bëhen të gatshëm për investime.