OEK dhe Asociacioni i Bizneseve Ndërkombëtare Greke nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Selanik, 4 mars - Për përshpejtimin e procesit te bashkëpunimit në proceset integruese dhe bashkëpunimit ekonomik ,rajonal e evropian,OEK ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e bizneseve ndërkombëtare greke ne Selanik e cila ka me se 590 anëtarë te profileve te ndryshme ekonomike.
Kryetari i OEK-ut,Safet Gërxhaliu me këtë rast tha se Jemi këtu për te ndërtuar urat e bashkëpunimit te cila do te japin efekte pozitive për te dyja palët dhe dua te besoj se ky hap i bashkëpunimit ekonomik do te përshpejtoje proceset ekonomike dhe politike.
Gërxhaliu theksoi se ndonëse Greqia nuk e ka njohur Kosovën interesat e përbashkëta janë te mëdha.