OEK, Buçaj dhe Nena Tereze, ndajne ndihma për Bajram
Prishtinë, 29 gusht - Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Oda Ekonomike e Kosovës, Kompania Buçaj dhe Shoqata Nena Terezë kanë dhuruar 60 pako me ndihma për familjet e ballafaquar me probleme sociale, ku për çdo familje janë dhuruar nga 100 kg miell, 50 kg sheqer, 18 kg detergjent dhe nga një pako me vaj ushqimor.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, me këtë rast tha se është përpjekur që në shpërndarjen e këtyre ndihmave të përfshijë të gjitha kategoritë e nevojshme për ti ndihmuar para Festës së Bajramit, duke i falënderuar edhe donatorët që i janë bashkëngjitur kësaj ndihme.
Jemi sot që bashkërisht te përkrahur nga komuniteti i biznesit me këtë shtresë të shoqërisë, e cila është e ballafaquar me probleme sociale ta ndajmë këtë ditë të shenjtë që të jemi krah tyre që edhe dita më e shenjt e këtij muaji do të jetë e shtruar me begati. Do të ishte kënaqësi që raste të tilla të mos të kemi në Kosovë, dhe të gjithë ta gëzojnë një të drejt që ti sigurojnë vet vetes ekzistencën dhe mos të kenë nevojë për ndihmash të tilla sociale, tha ai.
Ndërsa Zef Shala, nga Shoqata Nëna Terezë, ka bërë të ditur se ky rrjet sot është duke shpërndarë ndihma në të gjithë Kosovën, në mënyrë që sado pak tia lehtësojë festën e Fitër Bajramit familjeve të ballafaquara me ndihma sociale.
Shoqata Nëna Terezë sot është duke ndarë ndihmë në të gjithë Kosovën, rrjeti saj është në diskonim të bizneseve ane e kënd Kosovës. Sot po shpërndahen ndihama për 50 familje, në mënyrë që sado pak familjet bile ditën e sot-it ta kenë të përafërt me familjet tjera, të cilat i kanë tryezat e plota, tha ai.
Me këtë rast OEK-u i ka ndarë një mirënjohje të veçantë Kompanisë Buçaj për kontributin dhe për përkrahjen e dhënë për të gjitha nismat humanitare, sic jane ndertimi i shtepive per veteranet e UCK-se, familjet e luftetetareve, ndihme familjes se heroit me te ri te Kosoves, Enver Zymberi dhe te gjitha aksionet humanitare qe i ka organizuar OEK-u.