15 Maj 2024

OEK apel për Institucionet e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 16 prill- Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), apelon te institucionet e Republikës së Kosovës, konkretisht arlamenti dhe Qeveria, që të marrin hapa konkret në zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore që rregullojnë sferat e Bordeve dhe Agjencive të Pavarura.

”Në kohën kur parametrat e zhvillimit ekonomik kanë momente kthese, si rezultat i një procesi të privatizimit, siç është rasti me KEK-un, PTK-në, rasti i “Spin- off”-ve speciale, ristrukturimi dhe privatizimi i disa minierave dhe fati pazgjidhur i ndërmarrjes Trepça, etj, apelojmë te institucionet që të marrin hapa konkret në zbatimin e ligjeve dhe akteve nënligjore”, thuhet në një njoftim të OEK-ut.

Në njoftim thuhet se në kohën kur shumë nga këto borde, tani më janë në përfundim të mandatit, duhet të shpejtohen emërimet, por duke u kujdesur që të vendosen kuadro të përgatitura profesionalisht, që janë të gatshëm të ballafaqohen me sfidat e zhvillimit ekonomik të vendit, internacionalizimit të ndërmarresisë vendore dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.

Për këtë apelojmë që: Të ndërpriten praktikat e emërimeve të militantëve partiak në këto borde të rëndesishme, Parlamenti dhe Qeveria të rrisin mbikqyrjen dhe llogaridhënien (të harruara deri më tani), të bordeve dhe agjencive, sundimi i rendit dhe ligjit të jetë si parakusht i ngritjes së përgjegjesisë individuale dhe Institucionale në vendin tonë.

Në njoftimin e nënshkruar nga kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu thuhet se Oda Ekonomike e Kosovës, rikonfirmon qëndrimin e saj: se është në dispozicion të bashkërendimit me të gjithë partneret ekonomik, social dhe vendimmarrës, për përmirësimin e parametrave zhvillimor dhe imazhin e gjithmbarshëm të vendit si parakusht i stabilitetit politikë, social dhe afirmativë për Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)