01 Nëntor 2024

OEGJK fton kompanitë të marrin pjesë në takime B2B me kompani gjermane

Prishtinë, 18 maj - Nën kujdesin e Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë të Republikës Federale të Gjermanisë (BMWi), do të mbahet Konferenca e shtatë "Iniciativa për gjetjen e kompanive-furnizuese nga vendet e Ballkanit Perëndimor për kompanitë prodhuese gjermane".

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) bashkë me Delegacionin e Odës Ekonomike Gjermane në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Odat Ekonomike Gjermane të rajonit si dhe Asociacioni Federal për Menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, blerjeve dhe logjistike (BME) i ftojnë bizneset që të aplikojnë për takime B2B me kompani gjermane, në kuadër të Iniciativës për gjetjen e kompanive-furnizuese nga vendet e Ballkanit Perëndimor për kompanitë prodhuese gjermane.

Drejtoresha e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani tregon se kjo ngjarje është pjesë e projektit të Ministrisë Federale të Ekonomisë dhe Energjisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për të mbështetur kompanitë e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të programit për hapjen e tregjeve të reja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

“Deri më tani, për këto takime janë regjistruar 56 kompani gjermane me përshkrime të kërkesave të tyre specifike për furnizuesit potencial”, thekson Hasani.  

“Ne ju bëjmë thirrje kompanive kosovare të sektorit të përpunimit të metalit, plastikës, drurit, tekstilit, farmaceutikës si dhe ofrues të shërbimeve për IT dhe të industrisë kreative të aplikojnë për të marrë pjesë në këto takime B2B, me kompani gjermane”.  

Qëllimi i kësaj nisme të qeverisë gjermane është që kompanitë e përzgjedhura nga Ballkani Perëndimor të kenë takime me kompani gjermane të interesuara në vendosjen e kontakteve të biznesit me prodhuesit në rajonin tonë, si furnizues të tyre të mundshëm të mallrave dhe shërbimeve nga sektorë të caktuar.

Kompanitë kosovare mund të aplikojnë për t’u kualifikuar për takimet B2B deri më date 1.6.2021

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)