OEGJK, bëhet anëtare e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik
Prishtinë, 8 qershor - Oda Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGJK), bëhet anëtare e rregullt e përbërjes së re të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës.
Konfirmimi i anëtarësimit të Odës Ekonomike Gjermano Kosovare është bërë nga kabineti i ministres së Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës znj. Hykmete Bajrami.
OEGJK, e cila përfaqëson një numër të madh të bizneseve kosovare dhe gjermane që operojnë në Kosovë, e ka mirëpritur dhe vlerësuar këtë hap të drejtuesve të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, dhe merr përgjegjësitë e saj për të kontribuar në gjitha aspektet e mbarëvajtjes së punëve të Këshillit në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit.
Ndryshe presidenti i OEGJK-së, Samir Krasniqi, do të marrë pjesë në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës, që nga ministrja znj. Bajrami është paracaktuar të mbahet sot.