05 Nëntor 2024

OECD ul sërish parashikimet për rritjen e ekonomisë globale

Vjenë, 7 mars - Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik ka ulur përsëri parashikimet e saj për ekonominë globale sivjet dhe vitin e ardhshëm, ndërsa paralajmëron se mosmarrëveshjet tregtare dhe pasiguria mbi "Brexit"-in do të godasin tregtinë dhe bizneset botërore.

Organizata parashikon që ekonomia botërore do të rritet 3.3 për qind këtë vit dhe 3.4 për qind vitin e ardhshëm, përkatësisht 0.2 dhe 0.1 pikë përqindjeje më pak se parashikimet e nëntorit të vjetshëm.

Kryeekonomistja e OECD-së Laurence Boone rendit disa faktorë kryesorë për këtë ulje:

"Rritja globale po ngadalësohet, dhe Evropa po ngadalësohet shumë më tepër sesa pritej dhe ka shumë rreziqe. Ka më pak rritje në Kinë, ka tensione tregtare në vazhdim, ka 'Brexit', ka tregje financiare. Por gjendja nuk është vetëm e zymtë. "

OECD-ja parashikon që Gjermania dhe Italia mund të kenë një ngadalësim të ndjeshëm.

Për Gjermaninë, ekonomia më e madhe e Evropës, OECD-ja më shumë se e përgjysmoi parashikimin e rritjes së PBB-së sivjet, në 0.7 për qind, nga 1.6 për qind më parë, ndërsa për vitin e ardhshëm parashikon një rritje 1.1 për qind.

Ndërsa për Italinë OECD-ja parashikon një tkurrje 0.2 për qind sivjet, para një rimëkëmbjeje të lehtë vitin e ardhshëm.

Organizata e uli gjithashtu vlerësimin për rritjen e ShBA-së në 2.6 për qind sivjet, nga ai i mëparshëm prej 2.7 për qind, kryesisht për shkak të ndikimit të rivendosjes së tarifave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)