OECD ul parashikimin e rritjes së ekonomisë botërore
Paris, 23 shtator - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik parashikon se rritja e ekonomisë botërore për këtë vit dhe vitin tjetër do të jetë përkatësisht 2.9 për qind dhe 3.2 për qind, 0.1 për qind më pak në krahasim me parashikimin e qershorit.
Organizata parashikon në raportin e lëshuar të mërkurën se sivjet, ekonomia e ShBA-së do të rritet me 1.4 për qind dhe vitin tjetër me 2.1 për qind. Ekonomia eurozonës për këtë vit dhe tjetrin do të rritet përkatësisht me 1.5 për qind dhe 1.4 për qind.
Raporti parashikon gjithashtu pasoja këtë vit për ekonominë e Britanisë pas daljes nga Bashkimi Europian. Sivjet, rritja e ekonomisë britanike do të jetë 1.8 për qind, por, për vitin tjetër kjo rritja do të jetë vetëm 1.0 për qind.
Për njësitë e reja ekonomike, organizata parashikon se sivjet dhe vitin tjetër, ekonomia e Kinës do të rrihet përkatësisht 6.5 dhe 6.2 për qind. Ekonomia e Indisë do të rritet 7.4 dhe 7.5 për qind. Ekonomia e Brazilit për këtë vit dhe tjetrin do të rrudhet me 3.3 dhe 0.3 për qind.