OECD: Rritja ekonomike e Turqisë parashikohet 3,3 për qind
Stamboll, 23 maj - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OBZHE) rritjen ekonomike të Turqisë për këtë vit e ka parashikuar 3,3 për qind, për vitin 2013 4,6 për qind.
Në raportin e OBZHE (OECD) raporti i papunësisë në Turqi për këtë vit parashikohet 9,5 për qind, kurse për vitin e ardhshëm 9,1 për qind.
Raporti i deficitit në llogaritë rrjedhëse me Produktin Kombëtar Bruto në vitin 2011 arriti në një nivel rekord 9,8 për qind, por në gjysmën e dytë të vitit filloi të reduktohej pavarësisht rritjes së çmimeve të hidrokarbureve.