OECD: Recesioni i ekonomisë greke arriti në 6,1 për qind
Athinë, 1 dhjetor - Recesioni i ekonomisë greke do të arrijë në 6,1 për qind për vitin 2011 dhe tre për qind në 2012, sipas vlerësimit të Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD), që përfshihet në raportin gjashtëmujor për perspektivat e ekonomive të vendeve anëtare.
\'\'Rimëkëmbja parashikohet të vijë në vitin 2013, me 0,5 për qind, e stimuluar nga reformat strukturore në shkallë të gjerë, rritjen e kërkesës së jashtme, përmirësimin e konkurueshmërisë dhe investimet më të mëdha\'\', thotë OECD-ja në raportin e saj.
OECD-ja nënvizon ndërkaq se rreziqet përsa i përket perspektivave janë të mëdha edhe në kahun negativ.
\'\'Për t\'u forcuar besueshmëria dhe për t\'u garantuar se borxhi do të fillojë të ulet në mënyrë konstante, duhet të vazhdojë përshtatja e financave publike dhe të zbatohen, ashtu siç janë programuar, ndryshimet strukturore\'\', thekson OECD-ja.