26 Dhjetor 2024

OECD: Pas pesë vitesh Kina lideri ekonomik botëror

Vjenë, 4 shkurt - Në raportin e fundit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), kushtuar ekonomisë kineze thuhet se gjatë pesë apo shtatë viteve të ardhshme, Kina do të mund ta tejkalojë SHBA-në në vëllimin e prodhimit industrial dhe të bëhet lideri ekonomik botëror.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i OECD-së, Pier Carlo Padoan theksoi se "pakoja kolosale stimuluese" e qeverisë kineze ndihmoi ekonominë e këtij vendi, midis të parave në botë, të dalë nga kriza ekonomike globale.

"Për këtë arsye mund të pritet që në pesë deri shtatë vitet e ardhshme Kina të tejkalojë SHBA-në dhe do të marrë pozicionin e liderit sipas vëllimit të prodhimit industrial", tha Padoan.

Në raport thuhet se për tejkalimin e sfidave me të cilat do të ballafaqohet Kina gjatë zhvillimit të mëtejshëm, Pekini do të detyrohet që të rrisë konsumin social, të vazhdojë me reformat e sistemit financiar dhe të sigurojë fleksibilitet më të madh të kursit të valutës kombëtare, juan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)