OECD parashikon ulje të rritjes ekonomike për vendet e zhvilluara
Vjenë, 30 maj - OECD bëse kishte rishikuar në ulje parashikimet e rritjes ekonomike për vendet e zhvilluara perëndimore, me përjashtim të Japonisë.
Rritja ekonomike në botë pritet të arrijë në 3,1 për qind këtë vit, kundrejt 3,4 për qind, nga parashikimet e mëparshme të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), që datojnë në nëntor të vitit 2012.
Eurozona pritet të hyjë edhe më tepër në recesion me -0,6 për qind këtë vit.
Përkundrazi, në Japoni përmirësimi është \"i jashtëzakonshëm\", sipas ekspertëve në OECD-s, me seli në Paris.