17 Nëntor 2024

OECD: Pabarazia e të ardhurave arrin majat e 30 viteve të fundit

Paris, 11 dhjetor - Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik, (OECD), në raportin e fundit, tërhoqi vëmendjen se në vendet anëtare të kësaj organizate është thelluar humnera ndërmjet të pasurve dhe të varfërve.

Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik, (OECD) ka theksuar edhe një herë rritjen në mënyrë të frikshme çdo vit e më shumë të pabarazisë së ardhurave në botë dhe duke shtuar se pabarazia po arrin majat e 30 viteve të fundit.

Ndërkohë që në vitet 1980 pabarazia ishte 7 në 1, sot ajo ka arritur në 9,5 në 1.

Rritja e pabarazisë së shpërndarjes së të ardhurave është vënë re më tepër në Amerikë, Meksikë, Finlandë, Izrael, Zelanda e Re dhe Suedi.

Ndërkohë që në Meksikë pabarazia është 10 në 1, në Amerikë, Izrael, Turqi dhe Greqi është 27 në 1.

Sipas raportit të OECD-së ndër 34 vende, tendenca për uljen e pabarazisë vihet re në dy vende: Turqi dhe Greqi...

OECD tregon se shkaku kryesor në rritjen e gjendjes së pabarazisë, është ulja e investimeve që bëhen në arsim.

Një prej pasojave të shpërndarjes së të ardhurave në mënyrë të pabarabartë, është korrupsioni dhe ky është një prej problemeve më të mëdha dhe të rëndësishëm në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)