17 Maj 2024

OECD: Kriza në eurozonë rrezikon rimëkëmbjen ekonomike globale

Vjenë, 22 maj - Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ka thënë të martën se kriza në eurozonë rrezikon shmangien e rimëkëmbjes së ekonomisë globale.

OECD parashikoi se ekonomia e eurozonës do të tkurret me 0.1 për qind këtë vit, para se të marrë veten më 9.0 për qind në vitin 2013.

Shefi i OECD-së, Karlo Padoan, tha se “kriza në eurozonë mbetet rreziku më i madh përballë perspektivës globale”.

Ai u bëri thirrje liderëve të eurozonës që të nxisin rritjen, duke reduktuar deficitet.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është parashikuar një rritje ekonomike prej 2.4 për qind në këtë vit, dhe 2.6 për qind në vitin 2013.

Raporti vjen në prag të samitit të liderëve të Bashkimit Evropian, që do të mbahet të mërkurën, për të diskutuar mënyrat për të rivendosur rritjen ekonomike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)