OECD: Ekonomia vazhdon të përmirësohet
Paris, 15 maj - Situata ekonomike vazhdon të përmirësohet në shumicën e ekonomive kryesore duke përfshirë Francën, sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, (OECD).
Në Kinë, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) pret një rritje ekonomike, ndryshe nga prirja duke e përforcuar njoftimin e publikuar muajin e kaluar.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet, si në prill, një konsolidim i rritjes ekonomike dhe në Eurozonë planifikohet një ndryshim pozitiv.
Në krahasim me prirjen, për Francën pritet një \"stabilizim\", ashtu si në prill.
Vlerësimi është më pozitiv për Italinë, ekonomia e tretë në zonën euro.
Në Britaninë e Madhe, Kanada, Brazil dhe në Rusi, pritet një rritje ekonomike e afërt me prirjen.
Në vendet si India parashikohet një dobësim i rritjes ekonomike.