12 Janar 2025

OECD: Ekonomia e eurozonës po bie në recesion

Vjenë, 29 nëntor - Organizata e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik, OCDE, tha sot se eurozona është në një recesion të butë dhe se tani po kërcënon ekonominë botërore.

Në raportin e saj gjashtëmujor lidhur me perspektivat ekonomike, OCDE-ja rishikon me rënie të dukshme parashikimet e saj në raport me ato të mëparshmet të dhëna në muajin maj.

Kështu, rritja ekonomike botërore pritet të ngadalësohet edhe më tepër: pas 3,8 për qind këtë vit (në vend të 4,2 për qind e parashikuar më parë), ajo do të arrijë në 3,4 për qind vitin e ardhshëm (në vend të 4,6 për qind).

Prodhimi i Brendshëm Bruto, PBB i Shteteve të Bashkuara do të rritet në 1,7 për qind në 2011 (në vend të 2,6 për qind), më tej në 2 për qind në 2012 (në vend të 3,1 për qind). Ai do të rritet paksa më tepër në 2013-n, në 2,5 për qind, mësohet nga parashikimi i parë i organizatës.

Në zonën euro, rishikimi është edhe më drastik: rritja pritet të jetë 1,6 për qind në 2011 (në vend të 2 për qind) më tej vetëm 0,2 për qind në 2012 (në vend të 2 për qind). Në 2013-n ajo do të rifillojë me mundim të rritet në 1,4 për qind.

“Zona euro duket se po kalon një recesion të lehtë”, parashikon klubi i vendeve më të pasura të planetit.

Kjo shprehet me një rënie të PBB-së së Bashkimit moneter, por edhe, në detaje, të tre ekonomive më të mëdha të tij: Gjermania, Franca dhe Italia, në tremujorin e fundit të 2011 më tej gjatë tre muajve të parë të 2O12-s.

OCDE është institucioni i parë ndërkombëtar që njofton një hyrje në recesion të zonës euro.

“Rezultatet e një ngjarjeje të madhe negative në zonën euro mund të jenë shumë shkatërrimtare”, paralajmëron organizata.

“Kjo ka shumë të ngjarë ta anojë të gjithë zonën OCDE në një recesion, avec një rënie të ndjeshme të aktivitetit në Shtetet e Bashkuara dhe në Japoni, ndërkohë që ajo do të vazhdojë dhe keqësojë recesionin në zonën euro”, komenton kryeekonomisti i organizatës Pier Carlo Padoan.

“Për këtë arsye vendimmarrësit duhet të përgatiten për më të keqen dhe duhet të parashikojnë një përdorim më të gjerë të burimeve të Bankës Qendrore Evropiane, BCE për të përballuar krizën e borxhit”, thekson ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)