02 Nëntor 2024

OECD e gatshme të mbështesë Kosovën për të rimëkëmbur ekonominë

Prishtinë, 5 maj -  Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Angel Gurría.
 
Në këtë letër, Gurria shprehu solidaritetin me Qeverinë dhe qytetarët e Kosovës në këto kohë të vështira të ballafaqimit me pandeminë COVID-19.

"Kjo krizë e paprecedentë për kohët tona po e teston kapacitetin tonë të përbashkët për të reaguar dhe bashkëpunuar", ka nenvizuar ai.
 
Gurría, siguroi Kryeministrin në detyrë Kurti se Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik është e gatshme që të angazhohet dhe të mbështesë Qeverinë në përpjekjet e saj për të rimëkëmbur ekonominë pas situatës së krijuar me virus.
 
Në fund, Gurría u shpreh se çdo krizë e madhe vë në pah mundësitë për të rimenduar sistemet tona.

"Para vetes kemi një mundësi unike për të transformuar mënyrat se si prodhojmë, konsumojmë dhe sillemi", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)