14 Nëntor 2024

OECD: Dalja e Britanisë nga BE-ja do të dëmtojë ekonominë

Londër, 3 qershor - OECD-ja ka theksuar se nëse Britania largohet nga Bashkimi Europian, ekonomia e saj do të pësojë goditje të madhe ekonomike.

Krahas kësaj, Britania dhe ekonomitë e tjera në Europë do të përballen me më shumë paqartësi në zhvillimin e tyre ekonomik.

Besimi i tregut do të pakësohet më tej dhe tregu financiar do të pësojë një sërë goditjesh.

Sipas raportit të fundit nga OECD, nëse Britania del nga BE-ja, deri në vitin 2020, GDP-ja e saj do të jetë 3% më pak, krahasuar me qëndrimin brenda BE-së. Deri në vitin 2030, ky ndryshim pritet të jetë 5%.

Nëse Britania del nga BE-ja, niveli i hapjes tregtare do të ulet, gjallëria dhe prodhimi afatgjatë do të pësojnë ndikime të mëdha dhe niveli i jetesës së qytetarëve do të ndikohet rëndë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)