OEAK prezanton te gjeturat rreth perceptimit të korrupsionit sipas bizneseve
Prishtinë, 8 dhjetor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, kanë bërë një studim të ri rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve.
Po ahtu OAK gjatë kësaj tryeze do të prezanton të gjeturat e këtij studimi: Cili është perceptimi i bizneseve për korrupsionin në Kosovë? Cili është niveli i korrupsionit real? Cilat janë institucionet me praninë më të madhe të korrupsionit? Për çfarë arsyesh bizneset përfshihen në korrupsion? Sa për qind e bizneseve të cilat ballafaqohen me korrupsion, e raportojnë atë tek autoritetet përkatëse? Cilat janë arsyet që dekurajojnë bizneset nga raportimi i rasteve të korrupsionit?
Tryeza do të mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.