06 Nëntor 2024

OEAK prezanton pulsin i sektorit privat mbi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit

Prishtinë, 6 shtator - Prilli i vitit 2018 shënoi dyvjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, si marrëveshja e pare kontraktuale mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Marrë parasysh faktin se pjesa më e madhe e marrëveshjes adreson marrëdhëniet tregtare mes dyja palëve dhe çështje tjera që ndërlidhen me mjedis afarist, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka realizuar një anketë me 500 biznese në 7 rajone të ndryshme të Kosovës, me qëllim që të analizohet niveli i njohurive të bizneseve vendore mbi MSA-në, si dhe ndikimet që kjo marrëveshje ka pasur deri tani në afarizmin e tyre.

Me qëllim që të prezantohen të gjeturat e këtij studimi dhe të diskutohet mbi hapat e radhës që institucionet duhet të ndërmarrin për të rritur përfitimet nga MSA, Oda Ekonomike Amerikane organizon konferencën për lansimin e studimit të titulluar “Pulsi i Sektorit Privat mbi MSA-në”.

Në cilësinë e panelistëve në këtë ngjarje janë ftuar Bedri Hamza, Ministër i Financave dhe Fadil Arifi, zv. Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)