OEAK nënshkruan e Memorandum Mirëkuptimi me USAID-in
Prishtinë, 14 korrik - Patricia Rader, Drejtoreshë e USAID-it, do të merr pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Odës Ekonomike Amerikane (OEAK) dhe programit të USAID-it Sistemi për përmbarimin e marrëveshjeve dhe vendimeve (SEAD).
Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit zyrtarizon fillimin formal të bashkëpunimit në mes të Odës Ekonomike Amerikane (AmCham) dhe programit të USAID-it Sistemi për Përmbarimin e Marrëveshjeve dhe Vendimeve (SEAD) për krijimin e tribunalit të arbitrazhit në AmCham.
Ky memorandum përcakton fushat në të cilat do të mbështetet tribunali, duke përfshirë: hartimin e rregullave procedurale në pajtim me standardet ndërkombëtare, hartimin e kodit të sjelljes profesionale për arbitra, trajnimin e arbitrave dhe krijimin e kapacitetit të Odëe Ekonomike Amerikane për administrimin e lëndëve.
Partneriteti po ashtu do të përqendrohet në promovimin e vetëdijesimit dhe zgjidhjes alternative të kontesteve brenda komunitetit të biznesit.
Përveç kësaj, programi i USAID-it Sistemi për përmbarimin e marrëveshjeve dhe vendimeve do të realizojë edhe aktivitete plotësuese për arsimimin e gjyqtarëve, avokatëve dhe studentëve për zgjidhjen alternative të kontesteve, si pjesë e përpjekjes së përgjithshme për krijimin e mirëkuptimit për respektimin e detyrimeve kontraktuese në Kosovë.