02 Nëntor 2024

OEAK mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik

Prishtinë, 4 shtator - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të krijojë mundësi për fuqizimin e sektorit privat dhe hapjen e potencialit të të dyja vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike.

Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë i hap rrugë vendit për zhvillim të mëtutjeshëm, duke ofruar mundësi të reja për rritjen e shkëmbimit të mallrave, tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si dhe integrimin e plotë ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Adresimi i çështjeve ekonomike do të ndihmojë të dyja shtetet në aspektin e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ndërsa investimet në infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore si dhe operacionalizimi i vendkalimit të integruar kufitar do të lehtesojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Oda Ekonomike Amerikane rithekson se fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike të Kosovës me shtetet fqinje kontribuon në përmirësimin e imazhit të vendit, ndërsa përshëndet marrëveshjen e sotme si një hap shumë i rëndësishëm drejt avancimit shumë të nevojshëm ekonomik të vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)