OEAK merr pjesë në turne humanitar për Handikos
Prishtinë, 16 nëntor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) së bashku me Rrjetin Kosovar për Përgjegjësi Shoqërore Korporative i bashkohet turneut humanitar të futbollit të tavolinës më 16 nëntor 2012.
Ky turne organizohet nga Coca-Cola Hellenic në Kosovë, ndërsa përfitues do të jetë Handikos, shoqata kryesore e Kosovës për promovimin, mbrojtjen dhe fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara.
Nga çdo ndeshje e luajtur, do të ketë një numër të caktuar të pikëve dhe Coca-Cola Hellenic në Kosovë do të dhurojë fonde për secilën pikë, për HANDIKOS.
Në këtë mënyrë edhe zyrtarët e Odës Amerikane në Kosovë do të bëhen pjesë e organizatave dhe individëve të cilët do të kontribuojnë për Handikos.