08 Nëntor 2024

OEAK kërkon rifunksionalizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime

Prishtinë, 2 dhjetor - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kërkon fuqishëm rifunksionalizimin e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime, pasiqë konsideron se kjo kërkesë është e drejtë e garantuar me legjislacionin aktual, por edhe është domosdoshmëri në rrethana kur institucionet gjyqësore të vendit janë joefikase në trajtimin e rasteve të natyrës fiskale.

Kjo kërkesë bëhet edhe më e rëndësishme nëse kihet parasysh efektshmëria e treguar nga ky organ gjatë funksionimit të tij në të kaluarën.

Duke pasur paraqysh qe praktika të ngjashme të trajtimit të kontesteve të natyrës fiskale ekzistojnë edhe në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, Oda Amerikane përsërit qëndrimin e saj se praktikat e tilla të trajtimit të kontesteve të natyrës fiskale mund dhe duhet të aplikohen edhe në Kosovë.

Komuniteti i biznesit beson fuqishëm në të drejtën ligjore të garantuar edhe me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative për dyshkallshmëri në procedurë administrative, që nënkupton të pasurit e një instancë tjetër të ankimimit pas mekanizmit ankimues në institucionin tatimbledhës, para se të vazhdohet në procedura gjyqësore.

Ky qëndrim është shprehur njëzëri edhe në tryezën e organizuar nga Oda Amerikane për rëndësinë e këtij bordi.

Duke mirëkuptuar shqetësimet e institucioneve të Bashkimit Evropian rreth kërkesës për rifunksionalizim të Bordit të Pavarur për Rishqyrtime dhe pretendimet për anashkalim të institucioneve gjyqësore, bizneset anëtare të Odës Amerikane besojnë se deri në ngritjen e plotë të kapaciteteve njerëzore dhe profesionale të institucioneve gjyqësore, është i domosdoshëm ekzistimi i një organi i cili në mënyrë të pavarur do të trajtonte ankesat e tyre në shkallë të dytë në procedurë administrative.

Një kërkesë e tillë e vazhdueshme e anëtarësisë së Odës Ekonomike Amerikane, si dhe organizatave të tjera që përfaqësojnë interesat e sektorit privat, u përkrah edhe nga Kryesuesi i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa Naser Osmani, derisa qëndrime përkrahëse për punën e Bordit të Pavarur për Rishqyrtime në të kaluarën kanë mbajtur edhe përfaqësuesit e Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës gjatë tryezës së sotme të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)