07 Nëntor 2024

OEAK e gatshme për mbështetje të projekteve në interes të tatimpaguesve

Prishtinë, 25 Gusht –  Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri me bashkëpunëtorët e tij sot ka pritur në takim drejtuesit e Odes Ekonomike Amerikane të Kosovës.

Ndër partneret kyç të ATK-së në implementimin sa më të mirë të ligjeve dhe përmbushjes tatimore është edhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, me komitetet e saj si përfaqësuese e bizneseve në Kosovë.

Ndër çështjet që janë vlerësuar se mund të intensifikohet bashkëpunimi, janë organizimi i punëtorive të përbashkëta për trajtimin e problemeve që i preokupojnë tatimpaguesit, posaçërisht zbatimi i udhëzimeve administrative dhe vendimeve shpjeguese të miratuara kohën e fundit, në fushën e transferit të çmimeve dhe trajtimi i çështjeve më të ndërlikuara të TVSh-së në ndërtimtari, tek kompanitë e sigurimeve, luftën kundër dukurive negative të konkurrencës jo të drejtë dhe ekonomisë joformale në Kosove. 

Gjatë muajit shtator do të organizohen punëtori të përbashkëta me grupe të bizneseve, profesionist dhe ekspert të fushave përkatëse të raportimit financiar dhe tatimeve. Në funksion të ofrimit të shërbimeve më të mira për tatimpaguesit, ATK ka krijuar hapësira të veçanta për tatimpaguesit e mëdhenj në Qendrën e Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve të Prishtinës.

Ishte vlerësim i përbashkët se Pakoja Fiskale 1 ka qenë në funksion të zhvillimit të bizneseve, posaçërisht të sektorit të prodhimit dhe janë në pritje të zbatimit edhe të Pakos Fiskale 2. Ndërsa, në raport me ATK-në, përkundër ngritjes se kualitetit të shërbimeve për tatimpagues dhe trajtimit të kërkesave të tyre, vlerësimeve tatimore dhe aktiviteteve përmbushëse mbetet që të përmirësohen ngecjet në trajtimin e kërkesave për rimbursim, kontrollet dhe vlerësimet tatimore, procesi i fiskalizimit si dhe ngecjet në shoqërimin e mallit me dokumente përcjellëse.

Drejtori i ATK-së falënderoj drejtuesit e OEAK-ut për bashkëpunimin e vazhdueshëm, si dhe gatishmërinë për mbështetje në të gjitha projektet të cilat janë në interes të tatimpaguesve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)