OEAK diskuton për marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë
Prishtinë, 3 prill - Oda Ekonomia Amerikane në Kosovë (OEAK) organizon sot tryezën e titulluar “Tregtia me Shqipërinë: Sa komplekse?”.
Kjo tryezë organizohet me qëllim të diskutimit mbi kompleksitetin e tregtisë me Shqipërinë dhe vështirësitë me të cilat bizneset në Kosovë ballafaqohen.
Marrëdhëniet ekonomike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë kanë përjetuar rritje të vazhdueshme në vitet e fundit.
Gjithsesi, pavarësisht kontekstit rajonal dhe marrëdhënieve të mira me Shqipërinë, disa biznese i konsiderojnë procedurat burokratike dhe taksat e vendosura sit ë panevojshme dhe të ekzagjeruara.