18 Nëntor 2024

OEAK dhe OEK adresojnë çështjet me të cilat po ballafaqohet Sektori Privat

Prishtinë, 19 mars – Kryetari i Odës Ekonomike te Kosovës, Safet Gërxhaliu, dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, përmes një konference të përbashkët për media dëshmuan edhe një herë bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve në mes të këtyre dy asociacioneve te biznesit.

Me këtë rast këto dy asociacione shpalosën disa shqetësime me të cilat po përballet sektori privat në mënyrë që të adresohen në institucionet përkatëse dhe të ndërmerren masa për lehtësimin e mëtejmë të ambientit të të bërit biznes.

Gërxhaliu u shpreh se pas takimeve të rregullta të të dy asociacioneve të biznesit dhe debatimit lidhur me çështjet ekonomike, u identifikuan disa sfida me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit dhe vendosën që të shpalosin ato me besimin se do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik.

Gërxhaliu në rend të parë paralajmëroi themelimin e Fondit Zhvillimor në Kosovë, duke shtuar se një fond i tillë do të ndihmojë rritjen e substancës financiare nga dy linja ,qoftë nga Trusti Pensional qoftë nga fondi i Privatizimit dhe mjetet e tjera të cilat nuk janë ne funksion, kështu duke qenë  një mundësi e shkëlqyer falë partneritetit me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankën Evropiane për Investime  por dhe përmirësimit te raporteve me Fondin Monetar Ndërkombëtar  dhe Bankën Botërore.


Ndërsa, Zeka në fjalën e tij hyrëse u shpreh se si rezultat i vendimeve të fundit të qeverisë, Oda Amerikane së bashku me Odën Ekonomike panë rëndësinë e mbajtjes së një konference të tillë, përmes së cilës adresohen disa çështje të caktuara të cilat po rëndojnë edhe më tej ambientin e të bërit biznes. 

Zeka shtoi se asociacionet e biznesit asesi nuk kundërshtojnë vendimet e tilla, sidoqoftë duhet të ruhet një balanc në mënyrë që vendimet të mos ndikojnë në rëndimin e sektorit privat, sidomos në këtë kohë kur nuk ka lehtësira të mjaftueshme për ta.


Zeka vlerësoi pozitivisht vendimet e fundit për krijimin e zonave të lira ekonomike në Gjakovë dhe Mitrovicë dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për Mallrat e Liruara nga Detyrimet Doganore. 

Megjithatë, zgjerimi i listës të produkteve të liruara nga detyrimet doganore, rritja e pagave, riaktivizimi i Këshillit Kombëtar për zhvillim Ekonomik dhe rënia e investimeve të huaja  ishin çështjet kryesore që u adresuan me qëllim të përmirësimit dhe forcimit të sektorit privat në vend.


Sa i përket vendimit të fundit lidhur me rritjen e pagave, z. Zeka shprehu shqetësimin se me këtë do të rritet presioni në buxhetin e shtetit duke u shoqëruar kështu edhe me ndryshimin e normave tatimore. Nevoja për riaktivizimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik u konsiderua si e domosdoshme pasi që ky këshill shihej si një mekanizëm që u mundësonte asociacioneve të bizneseve të adresonin problemet dhe të lehtësonte operimin e komunitetit të biznesit në vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)