05 Nëntor 2024

OEAK dhe Gjirafa me iniciativë për ta mbështetur Shqipërinë pas tërmetit

Prishtinë, 27 nëntor - Në shenjë solidarizimi me popullin shqiptar, që po kalon një situatë të jashtëzakonshme si pasojë e tërmetit fatal të 26 nëntorit, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) dhe Gjirafa.com kanë ftuar të gjitha kompanitë në Kosovë që të ndihmojnë me artikuj ushqimorë, veshmbathje, apo të holla.

Ndihmat do të mblidhen në zyrat e Gjirafa.com dhe në zyrat e Odës Ekonomike Amerikane ndërsa për informata më të hollësishme rreth kontribuimit mund të kontaktoni edhe në numrin apo përmes emailit të OEAK.

Oda Amerikane i falënderon kompanitë anëtare që menjëherë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për donacione.

"Mendjet dhe zemrat tona janë me Shqipërinë, me shpresë që fatkeqësi të tilla natyrore të mos përsëriten", thekson OEAK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)