06 Nëntor 2024

OEAK dhe BCC nënshkruan një memorandum për industrinë e konsulencës

Prishtinë, 23 janar - Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) dhe Business Consultants Council (BCC) kanë nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit, i cili do të shërbejë si urëlidhëse për krijimin e mundësive dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social.

Kjo marrëveshje do të gjenerojë mundësi të reja për industrinë e konsulencës dhe sektorit privat duke u përkthyer në aktivitete si organizime rrjetëzuese, avokimi dhe edukimi i roleve të standardeve dhe certifikimeve, fuqizimin, ngritjen e kapaciteteve dhe performancës të NVM-ve me programe profesionale, digjitalizimin sektorëve, industrive dhe proceseve të biznesit.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë është një shoqatë joqeveritare e themeluar nga anëtarët e saj me qëllim të përkrahjes dhe zhvillimit të marrëdhënieve të përbashkëta ekonomike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

BCC  është shoqata e vetme në Kosovë për etikë dhe profesionalizëm në tregun e konsulencës në Kosovë dhe tregun global në institutin të konsulencës menaxheriale ICMCI - që ngërthen 2 milionë konsulentë në mbarë botën.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, theksoi se institucioni që ai përfaqëson, do të ofrojë përkrahje dhe është treguar i hapur për mundësitë e bashkëpunimit me shoqatën e vetme që përfaqëson konsulencën menaxheriale në Kosovë, Business Consultants Council.
Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë për planifikimin e zhvillimit të Javës Globale të Konsulencës, që do shënohet në Qershor 2019 nga BCC, si organizim paralel me 50 shtete të botës ku do të promovet rëndësia e përzgjedhjes së konsulentë të specializuar.

Përfaqësuesit e dy institucioneve, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka dhe drejtoresha ekzekutive e BCC, Jehona Lluka, u dakorduan në ekzekutimin e pikave të përfshira në memorandum, të cilat do të inkurajojnë, promovojnë dhe mbështesin bashkëpunimin ekonomik ndërmjet anëtarëve të tyre, ekspertëve dhe ekipeve profesionale, me qëllim të interesit të përbashkët.






 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)