19 Nëntor 2024

OEAK bën thirrje për një vlerësim të pavarur të proceseve të privatizimit

Prishtinë, 25 janar – Procesi i privatizimit në vend, përkundër sfidave të shumta që e kanë përcjellur në të kaluarën, ka shërbyer dhe vazhdon të shërbejë si mundësia më e mirë për nxitjen e investimeve, qofshin ato vendore apo të huaja.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë vazhdimisht ka bërë thirrje për një proces të drejtë dhe transparent në përputhje me ligjet në fuqi, në mënyrë që përfitimet nga ky proces të maksimizohen në të mirë të shoqërisë kosovare dhe zhvillimit të sektorit privat në vend.

Në këtë drejtim, nismat e fundit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjegjësisht formimi i komisionit parlamentar për të Hetuar Procesin e Privatizimit, në mënyrë që të rishikohet ligjshmëria e proceseve të kaluara të privatizimit, është për t’u përshëndetur. Përkundër faktit se një hap i tillë mund të shkaktojë pasiguri tek investitorët potencial në proceset e ardhshme të privatizimit, besojmë që ky hap është hap demokratik me të cilin jepet sinjal që zbatueshmëria e ligjeve është prioritet i organeve të vendit.

Megjithatë, Oda Amerikane është e shqetësuar me diskursin e përdorur nga disa deputetë të Parlamentit të Kosovës lidhur me çështjen në fjalë. Besojmë se deklaratat që e cenojnë sektorin privat dhe devalvojnë vlerat e ndërmarrësisë kosovare, u dërgojnë sinjal të keq investitorëve të tanishëm dhe investitorëve potencial, në një kohë kur të gjitha strategjitë dhe politikat do të duhej të ishin të orientuara kah përmirësimi dhe zhvillimi i sektorit privat në vend. Sektori privat dhe ndërmarrjet e privatizuara mbesin ndër tatimpaguesit dhe punëdhënësit më të mëdhenj në vend, duke kontribuar kështu në zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik dhe social në vend.

Si përfundim, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, duke ritheksuar edhe njëherë rëndësinë e procesit të privatizimit në vend, mbështet procedurat e fundit të inicuara nga Kuvendi i Kosovës dhe inkurajon Autoritetet që të ruajnë transparencën dhe llogaridhënien deri në fund të procesit.

Ne u bëjmë thirrje deputetëve të përfshirë në proces për një vlerësim objektiv, të bazuar në prova dhe në përputhje me ligjet në fuqi.

Oda Amerikane mbetet e përkushtuar që të jap kontributin e saj në procese të rëndësishme ekonomike nëpër të cilat po kalon Kosova.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)